Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EDITORIALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Gazetar që shkruan kryeartikujt në një gazetë ose artikujt e redaksisë. Shkrimi i editorialistit. Editorialisti i portalit. Qëndrimi i editorialistit. Historiani ishte edhe editorialist.
EDITORIALÍST,~E mb. Që lidhet me qëndrimet e redaksisë së një enti botues. Politikë editorialiste. Qëndrimi editorialist për etikën në botim.
EDITÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Redaktor. Editori i botimit të parë. Grup editorësh. Gazeta kishte dy editorë të zotë. 2. Botues. Editori i gazetës. Editori i parë i disa krijuesve. Fj…
Shfaq përkufizimin e plotë →EDITORÍ,~A f., libr. Industria që merret me botimin dhe me shpërndarjen e librave dhe të llojeve të tjera të materialeve të shtypshkruara (gazeta, revista etj.). Punon në lëmë të e…
Shfaq përkufizimin e plotë →EDITORIÁL,~E mb. Që lidhet me redaksinë, që i përket redaksisë, i redaksisë; që bëhet nga redaksia (kryesisht për një shkrim). Shkrim editorial. Artikull editorial.
Shfaq përkufizimin e plotë →EDITORIÁL,~I m. sh. ~E, ~ET Kryeartikull i një gazete, reviste, portali etj.; artikull i redaksisë. Editoriali i gazetës. Editorial i shkruar nga kryeredaktori. Titulli i editorial…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë