Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EDH,~I m. sh. ~A, ~AT Kec; kec mashkull. Edh i zi (i larmë). Mish edhi. Çoban edhash. Ruaj edhat.
♦ Edh i shtirë mospërf. 1. Njeri shumë i dobët, i tretur; kockë e lëkurë. 2. Njeri dështak në çdo punë, që s’është në gjendje të bëjë asgjë. 3. Dikush që struket qosheve si i trembur; pulë e lagur. Kërcen (hidhet) si edhi në dërrasë (dikush) s’e përmban dot veten nga gëzimi i madh që ka, gëzohet si fëmijë. (E mbaj) si edhin në dërrasë (dikë) krahin. shih (e mbaj) në pëllëmbë të dorës (dikë). Qeth edhat (dikush) iron. shih nxjerr dhjamë nga pleshti (dikush).
ÉDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Kec femër, kece.
Shfaq përkufizimin e plotë →EDHÉI ndajf. 1. Ende. Jeton (punon) edhe. S’ka ardhur edhe. 2. Përdoret përpara mbiemrave dhe ndajfoljeve në shkallën krahasore me kuptimin “më shumë, më tepër”. Edhe më të mëdha. …
Shfaq përkufizimin e plotë →EDHÉII lidh. 1. Përdoret për të lidhur dy përbërës të të njëjtit lloj në një fjali ose dy fjali të bashkërenditura këpujore a shtuese; e, dhe. Nxënësit edhe mësuesit. Punojmë edhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →EDHÉIII pj. Përdoret për të theksuar kuptimin e një fjale, të një togfjalëshi a të një fjalie; madje, pikërisht. Edhe sot e kësaj dite. Edhe mundet. Edhe atje ai nuk hoqi dorë. ✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë