Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ECURÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Mënyra si bëhet a zhvillohet një punë, një veprimtari a një veprim; rruga e ndjekur për të bërë diçka. Inteligjenca artificiale mund të parashikojë ecurinë e zjarreve pyjore. Ndjek ecurinë e punës (e çështjes, e mësimit, e projektit). Shoh si po shkon çështja, (mësimi, projekti). Ecuria e punës tregon se kisha të drejtë. Për të gjykuar mësimdhënien, duhet analizuar ecuria e mësimit . Duhet parë si do të jetë ecuria e projektit.
2. Zhvillimi i një ngjarjeje, i një dukurie, i një marrëdhënieje etj.; rrjedhë. Ecuria e ngjarjeve. Ecuria e sëmundjes. Ecuria e dobët e kredisë. Ecuria e turizmit kohët e fundit. - Si ka qenë ecuria e marrëdhënieve kohët e fundit?
✱Sin.: zhvillim, rrjedhë.
ÉCUR,~A (e) f. 1. Ecje. E ecur e lehtë. Dëgjohej e ecura e dikujt. E ecura zbathur përmirëson shëndetin. 2. Mënyra se si ecën dikush. Njihet nga e ecura. Nga e ecura duket si im at…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉCUR,~IT (të) as. Ecje. Në të ecur e sipër. Ka një të ecur të vetin. Të ecurit udhë e pa udhë. Të ecurit e tij prej malësori. U lodh nga të ecurit përditë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉCUR (i, e) mb. Që është përshkuar në këmbë a me ndonjë mjet transporti; që është ecur aty. Shteg i ecur nga këmbësorë. Rrugë të ecura.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë