Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ECEJÁK,~U m., kryes. sh. ~E, ~ET 1. Ecje tutje e tëhu, vajtje e ardhje e përsëritur diku. Ecejake të kota. Ecejake të përditshme në oborrin e burgut. Bënin shumë ecejake.
2. Zhurma e hapa të atij që ecën tutje e tëhu diku ose në një mjedis të mbyllur. Dëgjoj ecejake. Kërcitjet e ecejakeve ia prishnin gjumin.
✱Sin.: eceardhje, ecejakë, vajtje-ardhje.
ECEJÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lloj jeleku i fortë dhe i shkurtër për një vogëlush, me dy rripa të gjatë nga pas të cilët një i rritur i kap e i mban fort për dore për të ruajtur fëmi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ECEJÁK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Eci tutje e tëhu për orë të tëra. U ngrit në këmbë e u ecejak.
Shfaq përkufizimin e plotë →ECEJÁKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur ecejakemi ose kur bëjmë ecejak.
Shfaq përkufizimin e plotë →ECEJÁKSHËM ndajf., libr. Duke ecur tutje e tëhu diku. Sorollatej ecejakshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →ECEJÁK/Ë,~A f., libr. Ecejak. Ecejakë e pazakonshme. Ecejaka e tyre ishte e pafund. Ecejakën e kthimit të eshtrave të heroit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë