Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DYZÚAR (i, e) mb. 1. Që është formuar nga bashkimi i dy gjërave të njëjta, që është dyfishuar; që është përsëritur edhe një herë ashtu siç është; i dyfishuar. Varg i dyzuar (let.). Bashkëtingëllore e dyzuar (gjuh.).
2. I pavendosur, i lëkundur, i paqëndrueshëm, që s’di nga t’ia mbajë. Ishte ende i dyzuar.
DYZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Tregohem i lëkundur e i pavendosur për diçka, nuk di si të bëj, nguroj të vendos menjëherë, jam në dy mendje për diçka, jam mëdyzaj. Dyzoi për një çast. - Pse dyzon?
2. kal. Bashkoj dy gjëra të njëjta; dyfishoj; përsërit edhe një herë të njëjtën gjë. Dyzoi vargjet.
3. filoz., jokal. edhe kal. Pranoj e predikoj dualizmin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë