Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DYST ndajf., bised. 1. Pa të ulura e të ngritura; shesh. E qethi (e korri) dyst. Shtrihet dyst. E bëri dyst e dystoi.
2. Rrafsh me tokën, shesh;. Ulet (rri, shtrohet) dyst.
3. Plot e përplot, deri në buzë. Lumi ishte mbushur dyst.
4. fig. Në rregull, në vijë. I ka punët dyst.
✱Sin.: rrafsh, shesh, plot, shtruar, mbarë.
♦ I shkon dyst (dikujt) është në rregull me gjithçka, çdo gjë i vete mbarë, s’ka asnjë pengesë, shqetësim a vështirësi. I shkel *këmba dyst (shesh) (dikujt).
DYSTABÁN,~E mb., bised. 1. Që nuk ka urë (për këmbën); që i ka shputat e këmbëve të sheshta, këmbësheshtë (për njeriun). Këmbë dystabane. Njeri dystaban.2. Që e ka tabanin të shesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →DYSTÍM,~I m., bised. Veprimi kur dystoj; shtrim; rrafshim i një sipërfaqeje. Dystimi i tokës (i dheut, i sipërfaqes, i rrugës).
Shfaq përkufizimin e plotë →DYSTÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Rrafshinë, shesh, fushë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DYST/ÓHET jovep., ~ (u), ~UR bised., vet. v. III 1. vetv. Bëhet i dystë, bëhet i sheshtë, rrafshohet.2. pës. e DYSTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DYST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal., 1. Sheshoj, rrafshoj një vend që është gropa-gropa; shtrij. Dystoi tokën (arën) me lesë.2. E sjell në një vijë, e bëj rrafsh. Dystoi muret. D…
Shfaq përkufizimin e plotë →DYSTRÓFËSH,~E mb., let. Që përbëhet nga dy strofa. Vjershë dystrofëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →DYSTÚAR (i, e) mb., bised. 1. I rrafshuar; i sheshuar; që është i shtruar shesh. Sipërfaqe (kodër) e dystuar.2. fig. I rehatuar, i kënaqur me gjendjen e mirë, që e ka vënë festen m…
Shfaq përkufizimin e plotë →DYSTÚES,~E mb., bised. Rrafshues. Makineri dystuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →DYSTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Mjet a pajisje për të dystuar. Dystuesi i trasesë.2. fig. Ai që vë në vijë a që ndreq diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÝSTË (i, e) mb., bised. 1. I rrafshët, i sheshtë. Tokë (arë, fushë) e dystë. Vend i dystë. Sipërfaqe e dystë. Rrugë e dystë.2. Njëngjyrësh (për stofin). Stof i dystë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë