Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DYNJÁ,~JA f., bised.1. BotëI, 1,4,9. Gjithë dynjaja. Si gjithë dynjaja. Në fund të dynjasë. Me të diturit e dynjasë. U tund dynjaja. U bë gazi i dynjasë. Çuditej gjithë dynjaja. Fliste tërë dynjaja për të. Dëgjon fjalët e dynjasë. I dinte gjithë dynjaja. Nuk dinte ç’bëhej në dynja. Kjo dynja. Ka qenë tjetër dynja. Kur shkoje n’ato pllaja, / të kishin zili dynjaja. (folk.) Dynjaja le të përmbyset, / Unë fjalën nuk e kthej. (folk.). Ç’paska nusja jonë, / Lulet e dynjasë, / Unë ç’i kam bërë, / Që s’do të më flasë? (folk.). Dynjaja tjetër (e përtejme, e përtejvarrit) (fet.). Doli në dynja lindi (për fëmijën). E la këtë dynja (dikush) vdiq. E dërgoi në dynjanë tjetër (përçm.) e vrau, e mbyti. Paraja e fëlliq dynjanë. (fj. u.). Ha bukën tënde e shih hallet e dynjasë. (fj. u.). Një gojë tret një dynja. (fj. u). Dielli bën dritë për gjithë dynjanë. (fj. u.).
2. Numër i madh, sasi e madhe; shumicë. Solli një dynja me libra. Kishte dynjanë (një dynja) me pemë.
3. si ndajf. Në sasi të madhe, me shumicë, shumë. U bë tym (pluhur) dynjaja. U bë ujë (gjak) dynjaja.
♦ I ka rënë *nuri i asaj dynjaje (dikujt) euf. (Edhe sikur) dynjaja (*bota, qielli) të përmbyset! Për *gaz të dynjasë (të tokës). Hëngri dynjanë (dikush) hoqi keq, vuajti shumë; s’la vend pa shkelur e s’la punë pa bërë për të arritur diçka. S’është në këtë dynja (*botë) (dikush) përçm. Është prapa dynjasë (prapa *botës) (dikush). Mori dynjanë (*botën) (diçka). E njeh një dynja e tërë (dikë) është shumë i njohur; i ka dalë nami. Nuk u prish (nuk u shemb) dynjaja (*bota) mospërf. Rraha (çava) dynjanë shih rraha (çava) dheun. Shkoi (vajti) në atë dynja (në atë *botë) (dikush). Ka parë dynja (*botë) (me sy) (dikush).
DYNJALLÉK,~U m., bised. 1. BotëI,4. Kishte parë dynjallëk. Ka folur dynjallëku.2. Gjendja ekonomike e dikujt. Ishte mirë nga dynjallëku. Dynjallëk me rreshta zogjsh. (fj. u.). Dynj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë