Fjalori
DYMBËDHJETË

DYMBËDHJÉTË (i, e) mb. 1. Që i përgjigjet numrit dymbëdhjetë në një vargpandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a në një renditje, në një klasifikim etj. Radha e dymbëdhjetë. Kati i dymbëdhjetë. Dita e dymbëdhjetë.
2. si em m. e f. Ai që i përgjigjet numrit dymbëdhjetë në një vargpandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim. Doli i dymbëdhjeti. Doli e dymbëdhjeta. U rendit pas të dymbëdhejtit.

DYMBËDHJETË

DYMBËDHJÉT/Ë (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Një nga dymbëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. I takonte një e dymbëdhjeta. Mori një të dymbëdhjetën e pronës.


Rezultate të ngjashme

DYMBËDHJETËFÁQËSH,~E mb., gjeom. Që është me dymbëdhjetë faqe. Trup gjeometrik dymbëdhjetëfaqësh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DYMBËDHJETËFÁQËSH,~I m. sh. ~A, ~AT gjeom. Trup gjeometrik i kufizuar nga dymbëdhjetë shumëkëndësha; trup gjeometrik që ka dymbëdhjetë faqe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DYMBËDHJETËFÁRËSH,~E mb., bot. Që përmban dymbëdhjetë lloje të ndryshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DYMBËDHJETËKÁTËSH,~E mb., ndërt. 1. Që ka dymbëdhjetë kate. Pallat dymbëdhjetëkatësh. Ndërtesë dymbëdhjetëkatëshe.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Dymbëdhjetëkatëshi i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DYMBËDHJETËNÚS/E,~JA f., anat., euf. Dymbëdhjetëgishtore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DYMBËDHJÉTËSH,~E mb. Që ka të bëjë me numrin dymbëdhjetë; që tregon renditje ose përkatësi ndaj numrit dymbëdhjetë. Pistoletë dymbëdhjetëshe që mban dymbëdhjetë fishekë. Taka dymbë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DYMBËDHJÉTËSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Një grup, një rend apo një njësi që ka lidhje me numrin dymbëdhjetë. Në mbledhjen e dymbëdhjetëshes evropiane. Njëri ndër zotat më të respektuar …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DYMBËDHJETËVJETÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Përvjetor (kohë, periudhë) prej dymbëdhjetë vjet. Dymbëdhjetëvjetori i gazetës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DYMBËDHJETËVJÉÇ,~E mb. Dymbëdhjetëvjeçar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DYMBËDHJÉTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Krehër i avlëmendit, që nxë dymbëdhjetë krerë pëlhurë.2. Pëlhurë e endur me krehër avlëmendi, që nxë dymbëdhjetë krerë pëlhurë. E mbarova…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.