Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DYJÁR,~E mb. 1. Që ka dy pjesë, dy shtresa etj. të njëjta ose të ngjashme, dyfish; që është me dy tyta të ngjitura bashkë (për cylen). Cylë dyjare. Zile dyjare zile që ka brenda një zile me të vogël në vend të gjuhëzës dhe që tingëllon me dy zëra.
2. Që ka pjellë në të njëjtën kohë dy keca ose dy qengja (për dhitë e delet). Dhi (dele) dyjare.
3. Që ka lindur në të njëjtën kohë me një tjetër nga e njëjta mëmë, binjak (zakonisht për qengjat e kecat). Qengja (keca) dyjarë.
4. Që rritet bashkë me një tjetër, dysh, binjak (për frytet e pemëve). Qershi dyjare.
DYJÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Cylë a zile dyjare; longar. I bie (i fryn) dyjares. Bien dyjaret.2. Dele a dhi dyjare.
Shfaq përkufizimin e plotë →DYJAVÓR,~E mb. 1. Që zgjat dy javë, që kryhet brenda dy javësh. Seminar dyjavor. Pushim dyjavor.2. Që del çdo dy javë, që del një herë në dy javë, i përdyjavshëm. Revistë (gazetë) …
Shfaq përkufizimin e plotë →DYJAVÓR,~I m sh. ~Ë, ~ËT Koha prej dy javësh, dyjavëshi. Dyjavori i parë (i dytë) i marsit.
Shfaq përkufizimin e plotë →DYJÁVSH/ËM (i),~ME (e) mb. Dyjavor; i përdyjavshëm. Takim i dyjavshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →DYJÁVËSH,~E mb. Që ka një moshë prej dy javësh. Fëmijë (foshnjë) dyjavëshe. Qengj dyjavësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →DYJÁVËSH,~I m. sh. ~, ~IT Dyjavor. Mori dyjavëshin e lejës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë