Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DÝ num. 1. Numri që vjen menjëherë pas njëshit dhe që shënon një sasi të barabartë me një edhe një. Dy shokë (shoqe). Dy herë. Dy orë. Dy ditë (muaj, vjet). Në orën dy. Dy herë me i madh. Dy edhe dy. Dy herë dy. Dy të dhjetat. E ndarë në dy pjesë. E pjesëtoj për dy.
2. si mb. I dytë. Dhoma (salla) dy. Kabina dy. Shkalla dy.
♦ Kur të bëhen dy *ditë bashkë iron. Nuk bën dy fjalë *bashkë (dikush). Është bërë me dy *gusha (dikush). S’i bën dy *bashkë (dikush). S’bën dy (pesë) *para (dikush a diçka). E bëri për dy (për pesë) *para (dikë). Bën dy *pendë me tre qe (dikush) iron. Nuk ia bëj fjalën dy (dysh) (dikujt) e zbatoj menjëherë atë që më thotë dikush; i bindem, nuk e kundërshtoj, nuk ia prish, ia plotësoj kërkesat menjëherë e pa ngurrim. Ia bëri lëkurën për dy (për pesë) *para (dikujt). S’ia bëri as *një as dy (dikujt). Ia bëri *tetë me dy (dikujt). Bie (jam) në mes dy *zjarresh. Çalon nga të dyja *këmbët (diçka). Me të dyja *duart. Dy *anët e një (e së njëjtës) medaljeje libr. Dy *copash të bëhet! (dikush). Me dy *dërhemë tru shpërf. Si dy e dy bëjnë katër me siguri të madhe, pa asnjë farë dyshim. Me dy *fytyra (faqe). Dy (pesë) *para burrë (njeri). Me një *gur vret dy zogj (dikush). Ha me dy *gryka (dikush). Ha me dy *lugë (dikush) keq. *Han me dy (me katër) porta keq. Ia hapi (ia çeli) të dyja *kanatat (dikujt a diçkaje). Është me dy fije *brinjë (dikush). Dy Kamberë në një *derë. (Jam) me dy *mendje. Jam (gjendem) midis dy *zjarresh. Ka dy *fytyra (dikush). Nuk ka (as) dy (as pesë) *para mend (dikush). E kam si dy *sytë (dikë). S’lë dy *gurë bashkë (dikush). Mbështetet në (me) të dyja *këmbët (dikush a diçka). *Mësallë me dy faqe përb. Ngjit nga dy *shkallë përnjëherë (dikush) shaka. *Një e dy... (një më dy...). Një nga *dhia e dy nga vija. Si *një e një (që) bëjnë dy. Pa *një pa dy. Përkundem në dy *djepe. Nuk pjek dy *bukë në një hi (dikush). Të puth *halla në të dy faqet! iron. bised. Rri (qëndron) në dy *karrige (dikush) keq. Më sa rri *sorra në dy hunj. Një *rrugë (një udhë) e dy punë. E shkeli me të dyja *këmbët (dikush). (E pashë) me këta dy sy (me *sytë e ballit) (dikë a diçka). *Thikë me dy presa. *Vezë me dy të verdha (të kuqe). Vë (vesh, ngjesh) dy *breza (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë