Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DUSH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mjet i posaçëm për të larë trupin, që e lëshon ujin si shi nëpërmjet një hinke të mbyllur me vrima të dendura; kthinë e veçantë ku është vendosur ky mjet. Dhoma e dushit. Dhomë me dush (në hotel). Lahet në dush. Ka katër dushe.
2. Larja e trupit me anë të këtij mjeti; banjë. Dush me ujë të ngrohtë (të ftohtë). Bëri një dush.
3. fig. Qortim a këshillim ose njoftim etj. që e sjell dikë në vete. I dha një dush të mirë. Për të qe një dush i ftohtë.
DUSH/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. bot. (lat. Quercus robur, Quercus pedunculata, Quercus racemosa) Dru i lartë pyjor me kurorë të dendur, me gjethe të shumta e të dhëmbëzuara, që lidh…
Shfaq përkufizimin e plotë →DUSHKÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pyll a korije me dushqe. Ngjyrat e dushkajës. U fsheh në dyshkajë. I çoi dhitë delet në dushkajë.✱Sin.: dushkare, dushkore, dushkishtë, dushkerkë, dushn…
Shfaq përkufizimin e plotë →DUSHKARÉ,~JA f. sh., ~, ~TË Vend me pyll dushku. - Nxirri dhitë e bëj tutje dushkaresë!
Shfaq përkufizimin e plotë →DÚSHKAS ndajf. Nga sytë këmbët, pa lënë gjurmë. U bë dushkas u zhduk nga faqja e dheut, humbi pa nam e pa nishan.
Shfaq përkufizimin e plotë →DUSHKÍM,~I m. Veprimi kur dushkoj; vënia e dushkut mullar si ushqim për bagëtitë në dimër.
Shfaq përkufizimin e plotë →DUSHK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III Mbulohet me gjethe të reja, lëshon gjethe të reja, gjethon. Dushkoi pylli.2. vet. v. III Mbushet me dushqe. Dushkoi mali.3. Pres deg…
Shfaq përkufizimin e plotë →DÚSHKTË (i, e) mb. 1. Që është bërë prej dushku, me dru dushku; që është nxjerrë nga dushku, prej dushku. Dru i dushktë. Tra i dushktë. Qymyr i dushktë. Qereste e dushktë.2. Që ka …
Shfaq përkufizimin e plotë →DUSHK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT kryes. sh. 1. bot. (lat. Clitocybe infundibuliformis) Lloj kërpudhe, e njohur si kërpudha me gushë.2. Gjethe të thata të rëna për tokë; gjethe me dy-t…
Shfaq përkufizimin e plotë →DUSHMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Armik; pushtues. Hordhitë e dushmanit. Luftonin kundër dushmanit. I ranë dushmanit. Kalin ushqeje si evlat dhe hipi si dushman. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →DUSHNÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Dushkajë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë