Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DUK m. Vlerë, dobi. Punë me (pa) duk. Ka duk diçka rron a zgjat shumë; nuk mbarohet a nuk prishet shpejt. S’i kanë duk rrobat s’i rrojnë gjatë rrobat, s’i ruan mirë rrobat. S’i ka duk puna s’nxjerr gjë në shesh me punën që bën, s’arrin asnjë përfundim. S’i ka duk fjala (dikujt) s’i shkon, s’i dëgjohet, s’i zë vend fjala. Ku hyri dredhia, s’ka duk pasuria. (fj. u.). Të varfrit si ka duk fjala. (fj. u.).
DUKÁTAS,~E mb. Që lidhet me Dukatin ose me dukatasit, që është karakteristik për Dukatin ose për dukatasit, i Dukatit ose i dukatasve; që është krijuar nga dukatasit. Identiteti du…
Shfaq përkufizimin e plotë →DUKÁTAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendës nga Dukati ose ai që e ka prejardhjen nga Dukati. Dukatasit dhe polifonia labe.
Shfaq përkufizimin e plotë →DUKÁTAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse nga Dukati ose ajo që e ka prejardhjen nga Dukati.
Shfaq përkufizimin e plotë →DUKÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. Lopë me ngjyrë të kuqe në të bardhë. Lidhe (mile) dukaten.
Shfaq përkufizimin e plotë →DUKÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT hist. Shtet feudal a krahinë, që sundohej e qeverisej nga një dukë; pronat, zotërimet e një duke.
Shfaq përkufizimin e plotë →DUKAGJÍN,~I m. Musht rrushi, i prerë me sinap; musht rrushi pak i athët që sapo ka nisur të tharbëtohet. Pi dukagjin. Mbushi një gotë me dukagjin.
Shfaq përkufizimin e plotë →DUKAGJÍNAS,~E mb. Që lidhet me Dukagjinin ose me dukagjinasit, që është karakteristik për Dukagjinin ose për dukagjinasit, i Dukagjinit ose i dukagjinasve; që është krijuar nga duk…
Shfaq përkufizimin e plotë →DUKAGJÍNAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendës nga Dukagjini ose ai që e ka prejardhjen nga Dukagjini. Stema e dukagjinasve.
Shfaq përkufizimin e plotë →DUKAGJÍN/E,~IA f. Dukagjin.
Shfaq përkufizimin e plotë →DUKÁL,~E mb. Që lidhet me dukën; që i përket dukës, i dukës. Pallati dukal. Kurorë dukale.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë