Fjalori
DUKAGJINAS

DUKAGJÍNAS,~E mb. lidhet me Dukagjinin ose me dukagjinasit, që është karakteristik për Dukagjinin ose për dukagjinasit, i Dukagjinit ose i dukagjinasve; që është krijuar nga dukagjinasit. Grua (vajzë) dukagjinase. Veshje dukagjinase. Këngë (valle) dukagjinase.

DUKAGJINAS

DUKAGJÍNAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendës nga Dukagjini ose ai që e ka prejardhjen nga Dukagjini. Stema e dukagjinasve.


Rezultate të ngjashme

DUKAGJÍNAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse nga Dukagjini ose ajo që e ka prejardhjen nga Dukagjini.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUKAGJÍN,~I m. Musht rrushi, i prerë me sinap; musht rrushi pak i athët që sapo ka nisur të tharbëtohet. Pi dukagjin. Mbushi një gotë me dukagjin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUKAGJÍN/E,~IA f. Dukagjin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.