Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DÚK/Ë,~AII f. Dukje. Puna e kaut nuk ka dukë, por ka bukë. (fj. u.). Njeriut s’i këqyret duka. (fj. u.). Burri nuk këqyret për dukë, por për punë. (fj. u.).
♦ Ka dukë (diçka) del mirë, mund të përdoret me ekonomi, ka leverdi; ia vlen; ka bereqet. Si e ka dukën? si po vete puna?, si janë shenjat?, a shkon mirë a shkon keq?
DUK m. Vlerë, dobi. Punë me (pa) duk. Ka duk diçka rron a zgjat shumë; nuk mbarohet a nuk prishet shpejt. S’i kanë duk rrobat s’i rrojnë gjatë rrobat, s’i ruan mirë rrobat. S’i ka duk puna s’nxjerr gjë në shesh me punën që bën, s’arrin asnjë përfundim. S’i ka duk fjala (dikujt) s’i shkon, s’i dëgjohet, s’i zë vend fjala. Ku hyri dredhia, s’ka duk pasuria. (fj. u.). Të varfrit si ka duk fjala. (fj. u.).
DÚKËLA,~T f. vet. sh. Mburrje; lëvdata. Lëri dukëlat.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë