Fjalori
DUK

DUK m. Vlerë, dobi. Punë me (pa) duk. Ka duk diçka rron a zgjat shumë; nuk mbarohet a nuk prishet shpejt. S’i kanë duk rrobat s’i rrojnë gjatë rrobat, s’i ruan mirë rrobat. S’i ka duk puna s’nxjerr gjë në shesh me punënbën, s’arrin asnjë përfundim. S’i ka duk fjala (dikujt) s’i shkon, s’i dëgjohet, s’i zë vend fjala. Ku hyri dredhia, s’ka duk pasuria. (fj. u.). Të varfrit si ka duk fjala. (fj. u.).

DUK

DUK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT Një sasi e caktuar kashte, bari etj., që është e ngjeshur dhe e lidhur me litar. Një duk me bar.

DUK

DUK,~UII m. sh. ~A, ~AT euf. Organi gjenital femëror; bubë, klemëz.

DUK

DUK vep., ~A, ~UR kal. E bëjduket, shfaq. Tirqit e dukin burrin më të hollë e më të gjatë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: DUKEM
DUKEM

DÚK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Jam në një vend ku mund të më shohintjerët,. Duket mali (fusha, qyteti, fshati). Duken dritat. Dukej mirë (qartë). Duket nga lart. Sa mezi duket. Fshihu se dukesh!
2. Shfaqem përpara syvedikujt, dal në një vend ku më rrok syri i dikujt a ku vihem re mirë nga dikush, shfaqem; kund. zhdukem. U duk dielli (hëna). U dukën re të zeza. U dukën dy njerëz. U duk atje tej. U dukhorizont. Nuk u duk gjëkundi.
3. bised. Shkoj diku për të parë a për të takuar dikë. Dukej rrallë nga këto anë. - Duku nga shtëpia! - Mos u dukkëtej!
4. Lë një përshtypje a krijoj një ide të caktuar te të tjerët; lë një përshtypje a krijoj një ide tjetër, jo të saktë ose të gabuar, lë përshtypjen sikur jam i tillë, shfaqem si...; shëmbëllej me dikë a me diçka. Duket i ri (plak, i shëndoshë, i sëmurë, i lodhur, i gëzuar, i hidhëruar, i lumtur). Duket si i përdorur. Duket si i vëllai (si e motra). - Si të duket? Kushedi s’i duket vetja vlerëson shumë veten, mbahet me të madh.
5. vet. v. III (zakonisht me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Kam një mendim, një ide ose një përshtypjecaktuar për dikë a për diçka; kujtoj se është kështu ose ashtu, më ngjan, më bëhet sikur, pandeh. duket i drejtë (i padrejtë). M'u duk shumë i nxehtë (shumë i ftohtë). Më duket se është nisur mundjetë nisur. duket e udhës. S'më duket gjë dikush a diçka s’e vlerësoj fare, s'ma mbush syrin; s'më tërheq, s'më hyn në sy. - Kështuduket. - Si të të duketmirë. -duket se ka të drejtë.
6. Jam në një gjendjecaktuar trupore a shpirtërore, ndihem; jam; kam këto ose ato përfu-ndime, arritjepunë a në jetë; shkoj. Sot duketmirë (më keq). - Si dukesh me shëndet? - Si duket sot i sëmuri? - Si duken punët? - Si dukesh me punë?
7. Shfaq veten përparatjerëve me të gjitha vetitë e tiparetkam, zbuloj vetveten, e tregoj kush jam. U duk se kush është. Miku i vërtetë duketditëvështira. (fj. u.). Kapiteni i mirë duketfurtunë.( fj. u.).
8. keq. Përpiqemdal mbitjerët, bëj çmos që të bie në sy a të dallohem për çdo gjë. Kërkon (i pëlqen) të duket. Nuk punon për t'u dukur. Se bëri për t’u dukur. Puno, se duhet punuar, jo për të dukur e lavdëruar. (fj. u.).
9. bised., vet. v. III Dallohet qartë (nga tiparet, nga cilësia, nga shenjat, nga trajta a pamja e jashtme etj.), vihet re, bie në sy menjëherë; është fare e qartë, merret vesh, kuptohet; mundmerret me mend qysh tani përfundimi i një pune; ndihet. Duket puna (dora) e dikujt. Duket ndikimi i dikujt a i diçkaje. U duk kjo punë. Duket sheshit. Duketështë i ri (i vjetër, i përdorur, i mbajtur, i paprekur, i shëndoshë). Duketështë i përgatitur (që ka mësuar). Duketështë vepër e mirë. Duket që e duan shumë njëri-tjetrin. Siç duket... (fj. ndërm.). Me (nga) sa duket... (fj. ndërm.). Kur të jeshdhehuaj, ditaduket një muaj. (fj. u.). Stani duket në të pjellë, ara duket në të mbjellë. (fj. u.).
10. bised., vet. v. III Botohet, delqarkullim, deldritë. Kohët e fundit janë dukur shumë veprareja.
Sin.: shihem, diktohem, zbulohem, dallohem, shquhem, përfaqem, vizatohet, buthtohet, mbij, stërditem, tregohem, dëftohem, tregoj, rrëfej, ngjan, tingëllon, shëmbëllej, përngjaj, ngjaj, pandeh, ngjason, bëhet, vjen, vërehet, demonstrohet.
Siç duken (siç tregojnë) *bathët... S’i duket (s’i gjendet) *binaja (dikujt a diçkaje) bised. Nuk i duket (i humbi) *boja (diçkaje). S’më duket *gjë (dikush a diçka). Duket *sheshit (diçka). Kushedi ç’i duket vetja! (dikujt) iron. e vlerëson vetenlart nga ç’është; është dashuruar pas vetes; shet mend (dikush).


Rezultate të ngjashme

DUKÁL,~E mb. Që lidhet me dukën; që i përket dukës, i dukës. Pallati dukal. Kurorë dukale.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUKÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Monedhë e vjetër prej argjendi dhe me vonë prej ari, që përdorej në disa vende të Evropës Perëndimore. Më i mirë një mik, se njëqind dukatë. (fj. u…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DÚKE pj. Pjesëz që vihet përpara pjesores për të formuar përcjelloren e foljeve. Shkonte duke kënduar. E holloi duke e fërkuar me limë. Duke pasur parasysh se...

Shfaq përkufizimin e plotë →

►DÚK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Jam në një vend ku mund të më shohin të tjerët,. Duket mali (fusha, qyteti, fshati). Duken dritat. Dukej mirë (qartë). Duket nga lart. Sa mezi …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DÚKJ/E,~A f. 1. Shfaqje para syve; dallim a shquarje me sy e dikujt a diçkaje.2. Pamja në të cilën shfaqet dikush a diçka, tërësia e karakteristikave a e tipareve të përgjithshme q…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DÚKM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pamje.2. vjet. Dukuri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUK/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ngrij (ujin, çimenton etj.); kund. shkrij. E ka dukuar ujin ngrica.2. edhe fig. Ngjit fort diçka, sa të mos shqitet e të mos hiqet më; kund. shqit.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUK/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Zbraz, derdh; heq atë që ka brenda dhe e lë pa gjë; kund. mbush.Sin.: zbraz, derdh, çmbush, boshatis, liroj, heq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DÚK/Ë,~AI m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Titull i lartë aristokratësh, më i ulët se ai i princit; sundimtari i një dukate; ai që mbante këtë titull.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DÚK/Ë,~AII f. Dukje. Puna e kaut nuk ka dukë, por ka bukë. (fj. u.). Njeriut s’i këqyret duka. (fj. u.). Burri nuk këqyret për dukë, por për punë. (fj. u.). Ka dukë (diçka) del mi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.