Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DUBLÚAR (i, e) mb. 1. libr. Që bëj të njëjtën punë me një tjetër ose që e zëvendësoj atë në punë. Punëtor i dubluar.
2. teatër. Që përgatitet për të njëjtin rol si aktori kryesor ose që luan rolin e aktorit kryesor, kurky nuk mundet. Aktor i dubluar.
3. sport. Që ia zë vendin dikush tjetër në vijën e parë, kur ai ngrihet në bllok (në lojën e volejbollit). Lojtar i dubluar.
4. kinem. Që është i kthyer në gjuhën e vendit ku shfaqet. Tekst i dubluar. Film i dubluar.
DUBL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. libr. Bëj të njëjtën gjë për herë të dytë; kryej krahas me dikë një punë të njëjtë ose të ngjashme; ndihmoj a zëvendësoj dikë në një punë. Dubluan hartat. Dubloi punën. Dublon mjeshtrin. Dublon një organ tjetër.
2. teatër. Përgatit e luaj rolin e një aktori tjetër, që është kryesori, zëvendësoj aktorin e parë. Dubloi rolin kryesor. Kush e dublon?
3. sport. Kaloj nga vija e dytë e fushës në vendin e lojtarit të vijës së parë, kur ai kërcen te rrjeta për t'i bërë bllok kundërshtarit (në lojën e volejbollit).
4. kinem. Kthej në një gjuhë tjetër zërat e aktorëve të një filmi. Dubloi një film. Dublon zërin e një aktori të njohur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë