Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DUALÍZ/ËM,~MI m. 1. filoz. Doktrinë filozofike, e cila pohon se bota e të gjitha dukuritë e kanë burimin e tyre te dy baza fillestare të pavarura, që mohojnë njëra-tjetrën (te materia e ideja, te qenia e ndërgjegjja); kuptimi i botës sipas kësaj filozofie; kund. monizëm.
2. libr. Qenia e dy gjërave, e dy cilësive a e dy anëve të ndryshme, që bien ndesh njëra me tjetrën ose që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Dualizëm i papajtueshëm. Dualizmi i një personazhi (i një figure artistike).
3. fet. Besimi se ekzistojnë dy baza fillestare (trupi dhe shpirti, drita dhe errësira, tokësorja dhe qiellorja, e mira dhe e keqja).
4. hist. Sistem qeverisjeje në shtetet shumëkombëshe. Dualizëm monarkik. Dualizmi austro-hungarez.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë