Fjalori
DUA

DÚA vep., DÉSHA, DÁSHUR kal. 1. Kam një ndjenjë dashurie, miqësie e dhembshuri për dikë a për diçka, e dëshiroj me gjithë zemër, është i shtrenjtë a i vyer për mua; kund. urrej. Dua nënën (babanë, vëllanë, motrën, fëmijët). Dua atdheun (popullin, vendin, fshatin, vendlindjen). Dua shokun (mikun). - E dua shumë! S’e do gjëkundi. Duaje atdhenë si shqiponja folenë (fj.u.). Mikun duaje, nderoje, po mos e bëj zot shtëpie (fj.u.). Duaj, të të duan (fj.u.). Për t’i ndryshuar njerëzit, duhet t’i duash (fj.u.).
2. Kam dashuri për një njeriseksit tjetër, e dashuroj. Do një vajzë. Do një djalë. E donte shumë (si i marrë). E duan njëri-tjetrin. Si më do, të dua (fj.u.).
3. pëlqen shumë diçka, ma ka ënda, e kam qejf; më tërheq shumë diçka, kam dëshirëmerrem me të. E do natyrën (detin). E dua punën. E dua shkencën (sportin, muzikën).
4. Dëshirojkem diçka që më mungon, për të cilën kam edhe nevojë, dëshirojplotësoj një kërkesë timen; kërkojkem ose të bëj diçka; kam dëshirë; më pëlqen. Dua punë. Dua pak bukë (pak ujë...). Do muhabet. Dua fjalën duaflas. Ma do zemra (shpirti) dëshiroj me gjithë zemër (me gjithë shpirt). Ma do qejfi kam qejf, më pëlqen. – Ç’të të dojë zemra. - Kur (si) të më dojë qejfi. - Si të duash. Duashkruaj (të lexoj, të këndoj). Dua të ha (të pi). Duapunoj (të shëtit). Dontemartohej. Duapushoj (të çlodhem, të prehem). Duanjihem. Duanbashkohen. Duan t'i përçajnë (të mbjellin grindje). Duançlirojnë vendin. Dua të di (të gjej, të zbuloj) të vërtetën. Duanhapin një shkollë. Nuk duanlargohen. - Ku do ta nxjerrësh? Dua të të kujtoj një gjë. - Ç'donithoni me këtë? - Çfarë do? - Do e thua ashtu ashtupëlqen ty të flasësh. Do të jetojë i lirë. Bëri si deshi. - Ku të duash shko. Kur të duash. Si të duash si të kesh qejf. - Në çdo orë që të doni.
5. I dëshiroj diçka dikujt; i uroj diçka. I duamirën. Nuk ia dontekeqen. -duabëhesh i mbarë!
6. Pranoj me qejf a me dëshirë, dëshiroj. - A doni miq? - Po të doni (në qoftë se doni), mundvini me ne. Vetë nuk deshi.
7. Kam nevojëmadhe për dikë a për diçka, më lipset, është i domosdoshëm a i nevojshëm për mua; e kërkoj patjetër dikë a diçka. I sëmuri do qetësi. Bima do ajër (dritë). Toka do ujë (pleh). Të lashtat duan shi. Do kujdesmadh (kohë, mundim) kjo punë. - Ç’i do ata! - S’ke ç'e do! Do krahëfortë kazma. Shkalla e lartë do këmbëforta. (fj. u.). Shpatullat duan këmbë. (fj. u.). Huanë mos e gëzo; ai që ta dha e do. (fj. u.).
8. Thërres dikë, e ftojvijë tek unë; kërkoj të më paraqitet (për një punë, për një çështje etj.). - Të do babai. E donte përgjegjësi (drejtori). -donte një shok (një mik...). E duanvijë këtu (të paraqitet menjëherë).
9. vet. v. III E kërkon patjetër, e lyp medoemos, ështëdobi a në të mirëdikujt a të diçkaje, ështëpërputhje me diçka. E do puna është për të mirën e punës. E do nevoja është e nevojshme. E do zakoni ështëpërputhje me zakonin. - Ma do puna jam i detyruarveproj a të sillemkëtë mënyrë. Si e do radha ashtu si duhet. Si ta dojë rruga si të jetë nevoja, si të jetëmirë.
10. bised. pëlqen, më është bërë shprehi a zakon, jam mësuarndaj mejesillen a të veprojnë në një mënyrëcaktuar, duhet a është e nevojshme të më trajtojnë në një mënyrëcaktuar. E duan me të mirë (me të butë, me të keq). E do me kobure (me revole) kokës (me kërbaç). E do me thumb. E do me mykë kokës.
11. kryes. v. III E ka hak diçka, e meriton, e kërkon vetë. Do më (dajak). Do plumbin ballit. Derri do plumb (fj.u.). Ajo kokë atë feste do ( fj. u.).
12. bised. Kërkoj një shumë a një çmimcaktuar për një mall. - Sa do për një copë? Donte shtrenjtë.
13. Duhet (përpara një pjesoreje), ështe e detyruar për t’u bërë Do bërë (do ndrequr). Do parë. Do pyetur. Do thënë troç.
14. Duhet, është e domosdoshme, është e nevojshme. Do edhe dy javëdalë dimri. Do edhe ca ditëpiqet rrushi.
Sin.: dashuroj, dëshiroj, kërkoj, uroj, pëlqej, meritoj.
*Aq dua! S’ma do *barku (dikë a diçka). E do me *bodec (dikush). Do *bythë (diçka) vulg. Nuk do t’ia dijë. 1. (dikush). Nuk ka frikë fare, nuk trembet, nuk thyhet; nuk i nënshtrohet askujt e asgjëje, nuk pyet për asnjë njeri. 2. (dikush). Nuk merret fare me dikë a me diçka, nuk shqetësohet e nuk interesohet kurrë për të; nuk e çan kokën; nuk e prish gjakun; nuk e prish gjumin; aq i bën (dikujt). 3. (diçka). Nuk prishet, nuk thyhet a nuk griset, i qëndron çdo force shkatërruese, rron shumë. Do *dru (dikush). Dua s’dua pavarësisht nga vullneti im ose nga dëshirat e mia, jam i detyruarbëj a të pranoj diçka; dashur pa dashur; do të bëhet si vdekja (diçka). S’do *fjalë. E do në *gojë (dikush) keq. S’e deshi *gjallët (dikush). E do me *hosten (dikush). E do (e ka) me *kërbaç (dikush). S’dua *llafe! S’do *mend. Ma do *mendja. E do në *pjatë (dikush). Ma do *puna. E do *qofte (dikush). Si e do *radha. Si ta dojë *rruga. Ma do shpirti (*zemra) (dikë a diçka). Këtudua! këtë fjalë qendro!, mos e ndërro bisedën!; më ke dalë aty ku dua unë, këtë kam pritur; këturri! E do në *tepsi (dikush). E do me *thumb (dikush).

DUA

DUÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. fet. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxhaxhami; lutje që i bën hoxha për të shëruar një të sëmurë, për të larguar një të keqe etj.; letër ku shkruhet kjo lutje dhembahet si nuskë (në vendet me fe myslimane). Bënte dua. Këndonte duanë. Shkroi një dua. Ha bukën e mikut e bën duanë e armikut. (fj. u.). Po të dëgjohej duaja e qenve, binin kocka nga qielli. (fj. u.). S’pritet pylli me dua (fj. u.). Vreshti nuk do dua, po shatë. (fj. u.).
2. bised. Lutje. Bëj dua lutem.
Ha *bukën e turkut e bën duanë e kaurit (dikush) keq. vjet.


Rezultate të ngjashme

DÚAJ,~T m. vet. sh., bujq. Disa dorëza të lashtash, të korrura e të lidhura së bashku. Duaj gruri (orizi, tërshëre, elbi, thekre). I lidh (i bëri) duaj. Lidh (shtrëngoj, ngre) duaj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUAJÉN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Prijës, komandant, udhëheqës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Çaturre. Duaja e dhëndrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Duqe, hejbe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUÁL,~I m., libr. Proces, sistem ose veprim që mund të ndodhë duke u mbështetur në dy pjesë të ndryshme ose të pavarura; dyjës. Program dual.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUALÍST,~E mb. 1. filoz. Që ka të bëjë me dualizmin ose me dualistin, që i përket dualizmit ose dualistit; që mbështetet në dualizëm. Teori dualiste. Filozofi dualiste.2. hist. Që …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT filoz. Ithtar a përkrahës i dualizmit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën dua, ai që lutet ose uron; ndjekës. Këndoi duanë duatari.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUATÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën dua, ajo që lutet ose uron; ndjekëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DUAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. 1. Duatar. Më mirë të kesh haseçinj se duaxhinj. (fj. u.).2. Dashamirës. Shtëpia do duaxhinj.3. iron. Ai që është i lidhur pas dikujt deri në nën…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.