Fjalori
DRY

DRY,~NI m. sh. ~NA, ~NAT 1. Mjet i metaltë për të mbyllur një derë, një arkë etj., me një hallkëharkuar, që hapet e mbyllet me çelës; kyç varës. Dry i madh (i vogël). Mbyll drynin. Hap (çel) drynin. Mbyll me dry. I vuri drynin e mbylli me dry, e kyçi. Duhetjetë arkë me dyzet dryna. (fj. u).
2. bised. Shuli i derës.
3. fig. Njeri i mbyllurvetvete, që i mbanfshehura mendimet e dëshirat, që nuk hapet me të tjerët, njeri që nuk nxjerr asnjë fjalë nga goja; thes i lidhur. Është dry. U dry.
4. sport. Mënyrë kapjeje në sportin e mundjes për ta bllokuar kundërshtarin.
Sin.: kyç, katinar, shul, buqicë.
*Arkë pa dry (pa çelës). *Arkë me dry (me shtatë dryna). U dry (dikush) u mbyllvetvete, as tregon as flet për diçka, nuk shprehet, u kyç; i vuri kyçin (drynin) gojës. Janë *arkë e dry. I vuri drynin (*kyçin, çelësin) (diçkaje). I vuri drynin (*kyçin) gojës (dikush). I vuri drynin (*kyçin, çelësin) shtëpisë (dikush).


Rezultate të ngjashme

DRÝDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lojë prej gruaje lozonjare për të tërhequr dikë për argëtim dhe jo me qëllime serioze; flirt. - Nuk i lë drydhet ajo!

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÝDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Grua lozonjare, që bën flirte; keq. grua bishtdredhur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÝDHËT (i, e) mb. Që punohet lehtë me daltë a me zdrukth, i butë (për drurin); kund. i fortë. Dru i drydhët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÝJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Zgjedhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRYNÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mjeshtër i punimit të drynave; çelësabërës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRYNARÍ,~A f. Mjeshtëria e punimit të drynave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRYNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur drynoj; mbyllje brenda; ngujim. Drynimi në shtëpi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►DRYN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mbyllem me dryn, mbyllem përbrenda dhe vë drynin ose mbyllem fort që të mos hyjë askush; ngujohem. U drynua në dhomë dhe nuk doli gjithë …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRYN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbyll me dry diçka. E kishte drynuar në sënduk.2. fig. E mbaj të fshehtë një sekret, nuk ia tregoj askujt; e fut fjalën në fund të dheut. E drynoi …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRYNÚAR (i, e) mb. I mbyllur me dry, i kyçur. Me dyer të drynuara.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.