Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DRÚAJ vep., ~TA, ~TUR 1. kal. Kam frikë nga dikush a nga diçka, i trembem dikujt a diçkaje. Si druajmë armiqtë. S’e druan të ftohtët. - Mos druaj! Kush druan, vuan. (fj. u.).
2. jokal. Dyshoj, kam frikë se... - Druaj se mos na flet. Druante t’ia thoshte hapur. Druante të udhëtonte natën. Druante të futej në ujë. Druan breshka se i mbarohet dheu. (fj. u.). Buallica druan se e lëshon dheu. (fj. u.).
DRÚAJTURAS ndajf. Druajturazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÚAJTURAZI ndajf. Me druajtje, jo lirshëm; ngurafët. Sillej druajturazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÚAJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur druaj. Flet (kritikon) pa druajtje.2. Gjendja kur druaj. Druajtje e madhe (e vogël). Druajtje që nuk e shfaq.3. Frikë jo e madhe që kemi …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë