Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DRÚAJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur druaj. Flet (kritikon) pa druajtje.
2. Gjendja kur druaj. Druajtje e madhe (e vogël). Druajtje që nuk e shfaq.
3. Frikë jo e madhe që kemi nga dikush a nga diçka dhe që na bën të stepemi ose të përmbahemi; ngurrim që na vjen nga një farë frike a nga turpi, mungesë guximi dhe vetëveprimi. Druajtja e fillimit. Nuk ka druajtje. Ka pak druajtje. Hyri me druajtje.
✱Sin.: ndruajtje, turpërim, përanditje, trembje, drojë, turp, zor, frikë, frikësim.
DRÚAJTUR (i, e) mb. Që ka druajtje, që druhet; që nguron nga një farë turpi a frike, që i vjen zor dhe që nuk ka edhe aq shumë guxim. Djalë i druajtur. Vajzë e druajtur. Fëmijë i d…
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÚAJTURAS ndajf. Druajturazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÚAJTURAZI ndajf. Me druajtje, jo lirshëm; ngurafët. Sillej druajturazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë