Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►DROG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Përdor shumë narkotikë; mësohem me drogë; narkotizohem. Drogohet rregullisht. Mendon se drogohem. Nuk drogohem... më, - tha ajo.
2. fig., keq., vetv. Gënjehem a mashtrohem me fjalë të bukura për të mos zbuluar të vërtetën. Për të mësuar të vërtetën nuk duhet të drogohemi shpirtërisht. Opinioni publik është droguar me suksese të paqena.
DROG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj dikë të marrë a të përdorë drogë; e narkotizoj. E droguan pa dijeninë e saj.
2. fig., keq. E gënjej a e mashtroj me fjalë të bukura për të mos zbuluar të vërtetën, e vë në gjumë. E droguan popullin me mashtrime. Ndonjëherë e drogojnë veten me ëndrra idesh të reja.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë