Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DRITËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. E bëj që të ndritë, e mbush me dritë, ndriçoj. E dritësoi kthinën e errët.
2. fig. I jap dije, arsim e kulturë. E dritësoi vendin. I dritësoi mendjen. Arsimi e dritësoi njerëzimin.
3. fig. Zbardh një ngjarje a diçka të pazbuluar; nxjerr në dritën e së vërtetës. Ka qëllim të dritësojë të dhëna e dëshmi që kanë mbetur të pandriçuara. Dritëson ngjarje e figura që historia i ka quajtur si njolla të saj.
✱Sin.: ndriçoj, shkëlqej, hijeshoj, zhvilloj, zbuloj, zbardh.
DRÍTËS,~E mb. I ndritshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT bised. Kandil, bishtuk.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRITËSHÚAR mb. 1. Që i ka ikur drita e syve, që nuk sheh më, i verbër. Ata sy dritëshuar dukeshin si sy pa jetë. U bëfsh dritëshuar! (mallk.) mbetsh i verbër!2. si em. m. e f. Sipa…
Shfaq përkufizimin e plotë →DRITËSHÚMË mb., libr. Që ka dritë të fortë, që bën shumë dritë; që ndriçon shumë larg; kund. dritëpakë. Yll dritëshumë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRITËSÍ,~A f., fiz. Raporti i dendësisë së dritës së një ylli me dendësinë e dritës së Diellit.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRITËSÍM,~I m., libr. 1. Veprimi kur dritësoj; rënia e dritës mbi diçka. Dritësimi i këmbanores.2. Dritë, ndriçim, shndritje. Dritësim i mjaftueshëm (i fortë, i pakët). Dritësimi i…
Shfaq përkufizimin e plotë →►DRITËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. vetv. Mbushet me dritë. U dritësua dhoma. Dritësohet ngadalë ngadalë nga rrezet e diellit.2. vetv. Zhvillohet me tej nga an…
Shfaq përkufizimin e plotë →DRITËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. E bëj që të ndritë, e mbush me dritë, ndriçoj. E dritësoi kthinën e errët.2. fig. I jap dije, arsim e kulturë. E dritësoi vendin. I dritës…
Shfaq përkufizimin e plotë →DRITËSÓR,~E mb., pyllt. Që bëhet për të marrë sa më shumë dritë, që bëhet për ta zënë sa më shumë dielli. Prerje dritësore.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRITËSÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. Dritare. E kishte parë nga dritësorja e shtëpisë. Dritësore e tavanit baxhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë