Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DRITËPLÓTË mb., libr. 1. Që bën shumë dritë, që është plot me dritë; që është me diell, që shkëlqen nga dielli; kund. dritëmekët. Qiell dritëplotë. Një mbrëmje dritëplotë.
2. Që është i mbushur me gëzim, me pastërti, me mirësi a me ndriçim shpirtëror. Buzëqeshjen e saj dritëplotë. Një mendje dritëplotë që kupton thellë gjërat.
DRITËPÁKË mb. Që ka dritë të dobët, që lëshon pak dritë, që ndriçon pak; kund. dritëshumë. Llambë dritëpakë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRITËPÁST/Ë,~I m. Ai që i ndrittë shpirti; i ndjeri; ndijezot.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRITËPÁST/Ë,~A f. Ajo që i ndrittë shpirti; e ndjera; ndijezot.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRITËPRARÚAR mb., poet. I ndriçuar me rreze të arta. Dritëpraruar një kaproll! / Veshëngritur dhe syengjëll! (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →DRITËPRÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Mbulesë prej xhami, prej letre etj. të ngjyrosur, që vihet rreth llambës për të zbutur dritën; abazhur.2. si mb. Që pret rrezet a rrezatimin; që…
Shfaq përkufizimin e plotë →DRITËPËRSHKÚES,~E mb., libr. I dritëpërshkrueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRITËPËRSHKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që mund të përshkohet nga rrezet e dritës, që e lejon dritën të kalojë; i tejpashëm, i tejdukshëm. Bëhet dritëpërshkrueshëm si vesa.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë