Fjalori
DRITËHIJE

DRITËHÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Vend a hapësirë me dritë dhe me hije; gjysmëhije. Nëpër dritëhije. Sheh (dallon) në dritëhije.
2. art. Kontrasti me dritë dhe me hijejepet në një pikturë; dhënia e diçkaje me dritë e me hije në një pikturë. Dritëhije e ëmbël. E jep (e pasqyron) me dritëhije.


Rezultate të ngjashme

DRITËHÉDHËS,~E mb. Që lëshon rreze të forta drite, që hedh dritë në largësi të madhe; që shërben për të ndriçuar diçka; dritëlëshues; dritërrezatues. Raketë dritëhedhëse (usht.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRITËHÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT Aparat a mjet që hedh dritën në largësi të madhe; projektor. Dritëhedhës i fuqishëm. Është pajisur me dritëhedhës. Dritëhedhësit halogjenë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.