Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DRÍDHUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) kryes. sh. 1. Lëvizje të vogla e të shpeshta të trupit nga të ftohtët, nga një sëmundje etj., dridhmë. Një e dridhur frike. Të dridhura të forta. Ka të dridhura. E zunë (i hynë, e kapën) të dridhurat. Ndjeu një të dridhur në zemër. I shkoi (i kaloi) një e dridhur.
2. Lëvizje të shkurtra e të shpeshta që bën një send kur dridhet. Të dridhura të forta (të mëdha, të lehta, të fuqishme).
3. Luhatja e dritës; vezullim. E dridhura e dritës.
4. Forcimi e dobësimi i zërit dhe lëkundja e lehtë e tij (kur flasim me shqetësim, me frikë etj.). Të dridhurat e zërit.
♦ I shtiu (i futi) të dridhurat (dikujt) e frikësoi shumë, e tmerroi, e lemerisi; e bëri të dridhet nga frika; i shtiu dridhmën. I hynë të dridhurat (dikujt) u tremb shumë, u trondit, u tmerrua, u lemeris; dridhet nga frika; e zunë të dridhurat (dikë); i hyri dridhma; i hynë ethet; e zunë ethet (dikë); e zunë ethet e gushtit (dikë); e zuri tartakuti (dikë) bised. E zunë të dridhurat (dikë) shih i hynë të dridhurat (dikujt).
DRIDHULÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Dridhem lehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRIDHULÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur dridhulatemi; dridhje e lehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë