Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DRÍDHM/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Lëvizje të vogla e të shpejta të trupit nga të ftohtët, nga një sëmundje, nga një ndjenjë e fortë tronditëse etj.; rrëqethje. E kapën dridhmat. Ka ethe me dridhma. S’i pushojnë dridhmat.
2. fig. Tronditje a shqetësim, që vjen nga një ndjenjë e fortë; frikë e madhe, tmerr. Ndjeu një dridhmë. I shtiu dridhmën.
✱Sin.: të dridhura, dridhje, dridhërimë, dredhje, rrëqethje, ngjethje, përqethje, të rrëqethura, të ngjethura, fërgëllimë, mornicë, dridhërim.
♦ I hyri dridhma (dikujt) u tremb, u trondit shumë, u tmerrua, u lemeris; e kapën dridhmat (dikë); i hynë të dridhurat; e zunë të dridhurat (dikë). E kapën dridhmat (dikë) e humbi durimin e qëndresën para diçkaje të vështirë; i hyri frika; dridhet nga inati; i hyri dridhma (dikujt); i hynë të dridhurat (dikujt); e zunë të dridhurat; e zunë ethet. I shtiu dridhmën (dikujt) i futi frikë të madhe, e frikësoi shumë, e tmerroi, e lemerisi; e tronditi; i shtiu (i futi) të dridhurat.
DRIDHMARÁK,~E mb. I frikshëm, që të fut (të shtie) dridhmat.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRIDHMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Gjendja kur kur dridhmohem; e dridhur; dridhtim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DRIDHM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më hyjnë të dridhurat, drithërohem.2. pës. e DRIDHMÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRIDHM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR edhe fig., kal. I shtie dridhmat dikujt. E dridhmoi fëmijën. Zëri i saj dridhmoi sallën.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë