Fjalori
DREQ

DREQ,~E mb., bised. 1. Që të mundon shumë, që të pëlcet shpirtin; shumë i keq; djall. Një dreq kollë. Ajo dreq sëmundje.
2. fig. Çapkën.

DREQ

DREQ,~I m. sh. ~ËR, ~ ËRIT 1. fet., mit. Djall1. Punët e dreqit. Pasurinë e horrit e ha dreqi. (fj. u.). Të të ketëdorë i keqi, është sikur të të hajë dreqi. (fj. u.). Lëri dreqit petkun, të shpëtosh lëkurën. (fj. u.).
2. fig., bised., keq. Njeri dinak, shpirtkeq e smirëzi; njeri i prapë, i prirur për prapësira; djall. S'bëhet punë me atë dreq. Ngatërroi tërë botën, dreqi.
3. bised., edhe përk. Njeri shumë i zgjuar e i shkathët, njeri që i punon mendja për shumë gjëra e di të gjejë zgjidhje edhegjendjevështira; njeri që di të përfitojë në çdo rast e rrethanë; djall. - Është dreqi vetë. - Ik, ore dreq!
4. bised. (me përemrin pyetës ç’ dhe me ndajfoljet pyetëse si?, ku?). Përdoret për të përforcuar shprehjen e pakënaqësisë, të mërzitjes, të zemërimit etj. – Ç’dreq kërkon? – Ç’dreq (ç'dreqin) pati? - Ç’dreqin do? - Si dreqin nuk e takove? - Ku dreqin e humbët?
U për dreq (për *djall) (dikush a diçka). Ku bën dreqi *vezë. Ia bëri *pajë dreqit (shejtanit) (dikush). U bind dreqi bised. ndodhi diçka e jashtëzakonshme, u një pështjellim i madh; u çuditëngjithë nga një e papritur. E çoidreq (në *djall) (dikë a diçka). S’i di dreqi (*djalli) përenjtë iron. Dreqi (*djalli) me të birin bised. Dreq (*djall, shejtan) me brirë. Dreqi (*djalli) e di (e merr vesh) bised. Një *djall (një dreq) e gjysmë bised. Një dreq (një *djall) e gjysmë bised. Ç’dreqin (djallin) ke? keq. çfarë ke që s’rri mirë, që s’je i kënaqur, që je i mërzitur, që s’flet, që grindesh, që zemërohesh kaq shpejt e kaq shumë etj.?; ç’dreqzuri?; ç’bretkun ke? Dreq (*djall) o punë! bised. (Ka) sa të hajë dreqi bised. ka shumë, ka pa masë; ka sa të duash; (ka) sa të hanë qentë. I hipën (i kërcyen) dreqërit (*djajtë) (dikujt) bised. I ka hyrë dreqi (*djalli) në bark (dikujt) bised. I ka hyrë dreqi (*djalli) në bark (dikujt). Është në *hise me dreqin (dikush) keq. I kalli (i futi) dreqin (*djallin) (dikujt a diçkaje) bised. Ka dreqin (*djallin, të paudhin) në bark (dikush) bised. E mori (e hëngri) dreqi (djalli) (dikë a diçka) bised. përfundoi keq, mori fund e s’ka të ndrequr; e mori lumi; e piu e zeza.marrtë dreqi (*djalli)! mallk. polli dreqi (*djalli) bised. *Punë dreqi! bised. shtiu dreqërit (*djajtë) (dikush) bised. Vajti (shkoi) në dreq (në *djall) (dikush a diçka) bised. keq. dreq (në *djall) të vejë (të shkojë)! mallk.


Rezultate të ngjashme

DREQÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ ËT Dreq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉQAS ndajf. Keqas, si s’ka më keq; me telashe; me grindje. E shpunë dreqas punën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Femër dinake, shpirtkeqe e smirëzezë; femër e prapë, e prirur për prapësira. – Ç’ia punoi dreqja! - Ç’dreqe që është!

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREQNÁK,~E mb., bised. 1. I djallëzuar. Njeri dreqnak.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREQNÍ,~A f. sh. ~, ~TË bised. 1. Djallëzi, shejtani. Qeshte me dreqni. Nuk i la dreqnitë. Dreqi as nuk ha e as nuk pi, por mendon dreqni. (fj. u.).3. përmb. Tërësi dreqërish. U mb…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREQNÍM,~I m., bised. 1. Veprim kur dreqnoj; veprim djallëzor; prapësi.2. Mallkim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREQN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I ngjall a i shtie dikujt në mendje mendime të këqija e të prapa; e prish dikë duke e mësuar të veprojë e të sillet me djallëzi, e bëj të djallëzu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREQNÓR,~E mb., bised. Djallëzor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREQÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. E prish aq keq diçka sa s’ndreqet më ose është vështirë të rregullohet, e bëj më keq a e shkatërroj krejt në vend që ta ndreq, e katranos; e shpie…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.