Fjalori
DREJTUAR

DREJTÚAR (i, e) mb. 1.është bërë i drejtë, që është drejtuar (për diçka që ka qenë e shtrembër, e lakuar a me dredha). Tel i drejtuar. Gozhdëdrejtuara.
2. tek. shërben si udhëzues për drejtimin e anijes, të aeroplanit etj. Sinjal i drejtuar. Valëdrejtuara.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: DREJTOJ
DREJTOJ

DREJT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëjdrejtë diçka që ka qenë e shtrembër, e lakuar a e përkulur, e kërrusur, e pjerrët a me dredha; e bëjsheshtë; kund. shtrembëroj, përkul. Drejton telin (gozhdën). Drejton shkopin (shufrën, thuprën). Drejton gardhin. Drejtoi krahun (këmbët). Drejtoi qafën. Drejton dërrasën. Drejton kapakun (llamarinën, kapakun e tenxheres, fundin e tiganit). Drejtoi hunjtë (shtyllat, furkat). Drejtoi fidanët. I drejtoi faqet.
2. Rregulloj diçka duke e kthyergjendjen e vet të zakonshme. Drejtoi supet. Ia drejtoi sytë (për dikë që i ka pasurshtrembër). I drejtoi sytë vështroi drejt përpara (për dikëvështronte shtrembër).
3. I jap drejtimin në një pikëcaktuar, e kthej dikë a diçka nga ajo anë drejtcilës do të lëvizë; e vë drejt asaj ane a hapësire ku gjendet dikush a diçka; e kthej në një drejtimcaktuar. E drejtoi nga lindja (nga veriu, nga ana e detit, me fytyrë nga dielli). E drejtoi nga vetja. E drejtoi grykën lart (poshtë, anash). I drejtoi topin. E drejtoi andej (në anën e kundërt).
4. E vë diçka në një qëndrimcaktuar, ashtu si duhet ose sipas drejtimitdiçkaje tjetër. E drejton pingul (horizontalisht). E drejtoi sipas murit (sipas tavanit, sipas truallit).
5. E çoj te dikush, e këshilloj dikëshkojë diku në një zyrë etj. për punën që ka; e çoj a e nis në një drejtimcaktuar, e dërgoj diku. E drejtoiministri. E drejton te të tjerët. - Për ku po më drejton? - Mos i drejto tek unë! I drejtoi për në fshat (për në Durrës).
6. I dërgoj dikujt një letër, njëftesë, një shkresë, një lutje etj.; i dërgoj nga larg një letër përshëndetjeje, të fala etj.; i bëjnjohur diçka me gojë ose me shkrim; i kërkoj diçka ose i bëj thirrje për diçka. I drejtoi një letër (një telegram). I drejtonfala (përshëndetje). I drejtoi një thirrje (një notë). I drejtoi një lutje (një kërkesë, një ankesë). I drejtoi një pyetje.
7. fig. Hedh në një drejtim; përqendroj. Drejton sytë (vështrimin) te (nga) dikush a te (nga) diçka. Drejton vëmendjen.
8. libr. Ngas një automjet ose një aeroplan. Drejton makinën (buldozerin, aeroplanin).
9. Dirigjoj orkestrën ose korin. Drejton korin (orkestrën).
10. Organizoj e udhëheq punën a veprimtarinë e një institucioni, të një grupi njerëzish, në një fushëveprimtarisë shoqërore etj., jam përgjegjës e kujdesemajoshkojë mbarë e të përparojë; organizoj një mbledhje a një konferencë, kujdesem për të, jap udhëzimeveçanta gjatë zhvillimitpunimeve, mbaj radhën e rregullin gjatë diskutimeve etj. Drejton institutin (kompaninë, shoqatën, shkollën). Drejton punën (praktikën mësimore, seminaret, ekspeditën). Drejton grupin (nxënësit, studentët). Drejton mbledhjen (konferencën).
11. fig. I tregoj dikujt rrugën për t'ia arritur një qëllimi, i caktoj atij pikësynimet e afërta e të largëta dhe rrugënduhetndjekë për t'i arritur ato. Drejton kryengritjen (demonstratën).
Sin.: shtrij, zgjat, ndreq, rrafshoj, kthej, sjell, çoj, hedh, dërgoj, paraqit, parashtroj, bëj, ngas, prij, kryesoj, dirigjoj, udhëheq, qeveris, komandoj, mbuloj.
E drejtoi (e ndreqi, e rregulloi) *gojën (dikush). Drejtoj *sytë. I ka drejtuar *shigjetën (dikujt a diçkaje). E drejtoi *shpinën (kurrizin) (dikush).


Rezultate të ngjashme

DREJTÚES,~E mb. 1. Që merret me organizimin dhe me drejtimin e punës në një biznes, në një institucion etj. ose të veprimtarisë që zhvillohet në një fushë a në vend të caktuar; që …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREJTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që organizon e drejton punën a veprimtarinë e një sipërmarrjeje, të një institucioni, të një organizate etj.; ai që u tregon të tjerëve rrugën për t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREJTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që organizon e drejton punën a veprimtarinë e një sipërmarrjeje, të një institucioni, të një organizate etj.; udhëheqëse. Drejtuese e zonja (e shk…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREJTUESHMËRÍ,~A f., spec. Të qenët i drejtueshëm. Antena me drejtueshmëri antenë që drejtohet për të rrezatuar energji në një drejtim të caktuar në transmetim ose për të marrë ene…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREJTÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. 1. Që mund të drejtohet; i butë. Tel i drejtueshëm.2. elektr. Që mund të kthehet nga e ndryshueshme në të vazhduar. Rrymë elektrike e drejtueshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.