Fjalori
DREJTË

DRÉJTË (i, e) mb. 1. është pa lakime, pa dredha, pa shtrembërime e nga njëri skaj te tjetri pa kthesa, që shkon në një drejtim, që zgjatet drejt; që nuk pritet me një tjetër; kund. i shtrembër. Vijë e drejtë. Rrugë (udhë) e drejtë. Gardh (mur) i drejtë. Fill i drejtë. Shkop i drejtë. Me trupdrejtë. Me këmbëdrejta. E ka hundëndrejtë. I ka degëtdrejta. Druri i drejtë, mjeshtri i keq (fj. u.). E drejtë është dhe pushka, por shtie ndonjëherë shtrembër. (fj. u.). I drejtë mundjetë vetëm ai që është njerëzor. (fj. u.).
2. Që ka sipërfaqesheshtë e të papërkulur, që nuk është me gropa, me nyja a me gunga; kund. i shtrembër. Trung (tra, dërrasë) me faqedrejta. Dysheme e drejtë. Kalldrëm i drejtë. Çati e drejtë.
3. është pingul me një rrafsh, i pingultë; që qëndron drejt, që nuk priret a nuk kërruset nga njëra anë; kund. i shtrembër; i pjerrët. Plep (qiparis) i drejtë. Shtyllë e drejtë. Mur i drejtë. Shkrim i drejtë. Kon i drejtë (gjeom.) Cilindër i drejtë (gjeom.).
4. Që ka tiparerregullta, i rregullt; kund. i shtrembër. Me fytyrëdrejtë.
5. fig. mendon, gjykon e vepronpërputhje me të vërtetën, që nuk i mban anën askujt; që flet hapur, pa fshehur gjë e pa bërë dredhi; i çiltër; kund. i padrejtë. Është njeri i drejtë. Ashtu siç është i mençur dhe i fortë, është dhe i drejtë. (fj. u.).
6. fig. mbështetet në të vërtetën a që i përgjigjetvërtetës, realitetit; që mbronvërtetën, drejtësinë, lirinë, përparimin, të mirën kundërkeqes; që nuk ka gabime e shtrembërime; kund. i padrejtë. Fjalë e drejtë. Mendim (gjykim, veprim) i drejtë. Politikë (vijë) e drejtë. Çështje e drejtë. Luftë e drejtë. Fjala e drejtë është e hidhur. (fj. u.).
7. është provuar shkencërisht, që është vërtetuar nga praktika; i vërtetë; kund. i gabuar. Tezë (teori) e drejtë. Taktikë e drejtë. Përfundim i drejtë. Doli se ishte e drejtë.
8. fig. përputhet me parimet e me kërkesat e shoqërisë e të moralit ose që bëhet sipas rregullave e ligjeve; që është me vend, i arsyeshëm; kund. i padrejtë. Shoqëri e drejtë. Marrëdhënie (lidhje) të drejta. Ështërrugëdrejtë. E çoi (e solli, e ktheu, hyri, u vu) në rrugëdrejtë.
9. fig. bëhet ashtu siç duhet, i mirë; që bëhet sipas rregullave e ligjeve; që është me vend, i arsyeshëm; kund. i gabuar. Normim i drejtë. Shfrytëzim i drejtë i kohëspunës. Kuptim i drejtë i një çështjeje. Dënim i drejtë. Kërkesë (ankesë) e drejtë.
10. mat. I tillërritja e njërës anë ose e njërit faktor sjell rritjen e anës ose të faktorit tjetër dhe anasjelltas; kund. i zhdrejtë. Përpjesëtim i drejtë.
11. spec. bëhetmënyrëdrejtpërdrejtë, që kryhet jo tërthorazi; që bëhet pa ndërmjetësinë e dikujt a të diçkaje tjetër; i drejtpërdrejtë; kund. i zhdrejtë, i tërthortë. Kënd i drejtë (gjeom.). Kundrinor i drejtë (gjuh.). Ligjëratë e drejtë (gjuh.). Përpjesëtim i drejtë (mat.). Pjalmim i drejtë (bot.). Rasë e drejtë (gjuh.).
Sin.: i pakthyer, i palakuar, i papërkulur, i rrafshët, i pingultë, i rregullt, i ndershëm, i çiltër, i sinqertë, i vërtetë, i mbështetur, i bazuar, i arsyeshëm, i mirë, i shëndoshë, i drejtpërdrejtë.
I drejtësi *drapri iron. I drejtë si *laku (dikush) iron. Ka hyrë në *rrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë). Është në *rrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë). E sjell në *rrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë). E sjelludhë (në *rrugë) të drejtë (të mbarë) (dikë). Në *vijëdrejtë.

DREJTË

DRÉJT/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që vepron drejt, me paanshmëri dhe me ndershmëri; njeri i çiltër e me zemërpastër. I drejti fiton. Haku i të drejtit. I drejti gjithmonë fiton. (fj.u.). I drejti e mund të shtrembrin. (fj. u.). mirë fshikulli i të drejtit se llokumja e të shtrembrit. (fj. u.). Pranë druritshtrembër, digjet dhe i drejti. (fj. u.).

DREJTË

DRÉJT/Ë,~A (e)I f. sh. ~A, ~AT (të) 1. kryes. nj. Normatrregullojnë marrëdhëniet shoqërore ndërmjet njerëzve; ligjet, vendimet e urdhëresat e shtetit, që lidhen me jetën shoqërore etj. E drejta kanunore (zakonore, dokesore). E drejta romake (spartane). Barazia e të drejtave është ligj i shenjtë i njerëzimit. (fj. u.).
2. vet. nj. Shkencamerret me studimin e këtyre ligjeve, normave e urdhëresave; degë e kësaj shkencë për një anëveçantëjetës e të veprimtarisë shoqërore. E drejta civile (penale). E drejta kushtetuese. E drejta ndërkombëtare.
3. Lënda mësimorejep njohuritë e nevojshmekësaj shkenceshkollë; bised. tekstipërmban këto njohuri. Programi i së drejtës penale (civile). Provimi i së drejtës ndërkombëtare.
4. Mundësisigurohet me ligj a me vendimendryshme shtetërore për të gëzuar a për të përdorur diçka, për të kërkuar diçka, për të vepruar në një mënyrëcaktuar etj. drejtat demokratike. Të drejtabarabarta (të plota). Të drejtat e qytetarëve (e shtetasve, e grave). Të drejtat e autorit. Të drejtat dhe detyrat. E drejta e votimit (e arsimit, e fjalës, e mbledhjes, e shtypit). E drejta e trashëgimisë. E drejta për të zgjedhur e për t’u zgjedhur. E drejta për punë (për pushim, për pension). Me të drejtën e prindit. Zgjerimi (ngushtimi) i të drejtave. Gëzojmëgjithadrejtat. Shkelin (mohojnë) të drejtat. Kërkojnëdrejtat e tyre. Luftojnë për të drejtat. U jepet e drejta e strehimit shtetasvehuaj. I dhadrejtën që të nënshkruajëemrin e tij (që ta përfaqësojë). - Me ç’të drejtë e kërkon (e pyet)? - Kush i dhadrejtën ta marrë?
5. Diçka e vërtetë; mendim a veprimquhet a që vlerësohet si i drejtë. Thotëdrejtën. Kërkon gjithnjëdrejtën. E gjetëndrejtën. Jemi me të drejtën. E ka me të drejtë. E drejta dërmon hekurin. (fj. u.). E drejta vonon, por nuk mungon. (fj. u.). E drejta rri si vaji mbi ujë. (fj. u.). E drejta i ka pemët te dera. (fj. u.). E drejta do shkojë tek i zoti. (fj. u.).
6. Arsye a shkakpërligj një veprim; diçkaquhet a mendohet se është e drejtë dhe e lejueshme. Me (pa) të drejtë. Ka të drejtë. I dhanëdrejtë. Një njeri që ka frikë, edhe kur ka të drejtë, nuk fiton. (fj. u.). E drejta – e vërteta .(fj. u.).
Sin.: drejtësi, e vërtetë, ligj, tagër.
Ra e drejta në *mes. Ra e drejta në *shesh.

DREJTË

DRÉJT/Ë,~A (e)II f. sh. ~A, ~AT (të) arb. E djathta, ana e djathtë; dora a këmba e djathtë; krahu i djathtë.


Rezultate të ngjashme

DREJTËSÍ,~A f. 1. Të qenët i drejtë; cilësia e atij që është i drejtë; vërtetësi; kund. padrejtësi. Drejtësia e organeve ligjzbatuese. Ka drejtësi. Gjykon (vepron, punon) me drejtë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREJTËSIDÁSHJ/E,~A f., libr. Mbrojtje e drejtësisë; përkushtim ndaj së drejtës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREJTËSIDÁSHËS,~E mb., libr. Që e do drejtësinë, që lufton për drejtësi. Forcat drejtësidashëse. Ai është njeri drejtësidashës, gjithmonë mbron të vërtetën.2. si em. m. e f. Sipas …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREJTËSÍSHT ndajf., libr. Në përputhje me të drejtën, me drejtësi; drejt. Veproi (e zgjidhi) drejtësisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREJTËSÓR,~E mb., libr. Që lidhet me drejtësinë dhe me të drejtën; i drejtësisë e i së drejtës; ligjor; juridik. Parimi drejtësor. Procesi drejtësor. Forma drejtësore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREJTËVLÉRËS,~I m. sh. ~, ~IT vjet., libr. Barasvlerës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉJTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT gjeom. Vijë e drejtë. Drejtëz pingule. Drejtëza paralele. Heq (vizatoj) një drejtëz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.