Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DREJT ndajf. 1. Në vijë të drejtë, pa dredha a shtrembërime, pa lakime e kthesa; kund. shtrembër. Shkon (ecën) drejt. E hoqi vijën drejt. E shtrij fillin drejt.
2. Në drejtim të pingultë, pa u përkulur a pa u anuar; me këmbë e me shalë të bashkuara, në qëndrim gatitu; kund. shtrembër. Rri (qëndron) drejt. Ecën drejt. E mban trupin (qafën) drejt. E vendosi (e nguli) drejt. Vetëm plumbi ecën drejt. (fj. u.).
3. Në drejtimin e duhur a të zakonshëm; kund. shtrembër. E preu drejt diçka. Shkoi drejt gërshëra (sharra, gozhda...).
4. Në vendin e vet, ashtu si duhet; në rregull. S’i rrinë drejt çorapet (pantallonat). - Vëri drutë drejt!
5. Në këtë ose në atë drejtim; jo shumë larg, afër; në udhën më të shkurtër, shkurt, pa dredha. - Këtej drejt shko! - Këtu drejt duhet të jetë. I ra drejt. Këtej bie drejt.
6. Pa u kthyer askund, pa ndalesa. U ul drejt e në divan. Pëllumbi i mësuar shkon drejt në shtëpi të vet. (fj. u.).
7. Pa ndërmjetës. Nga fabrika drejt te blerësi. Jepja drejt atij.
8. Ashtu si duhet, mirë, pa gabime; kund. keq; gabim. E shtroi (e zgjidhi) drejt problemin. I kuptoi drejt udhëzimet.
9. fig. Pa bërë dredhi, pa i mbajtur anën askujt, siç e do e drejta; ashtu siç është e vërteta, me drejtësi, në mënyrë parimore; hapur, pa fshehur gjë; kund. shtrembër. Foli (veproi) drejt. E zgjidhi drejt çështjen. E vlerësoi drejt. - Drejt e ke (bised.) mirë e ke, ke të drejtë.
10. fig. Në marrëdhënie të mira me dikë, me mirëkuptim e dashuri. E shpien drejt.
✱Sin.: pingul, qiri, degë, ngul, rrafsh, fill, menjëherë, drejtpërdrejt, drejtpërsëdrejti, mirë, drejtas.
♦ Barkun *petë e shpatullat (shpinën) drejt (dikush). I bie drejt flas hapur e pa shumë fjalë, flas troç, shkurt e pa dredha, i them gjërat ashtu si janë. Hyn (drejt e) në *thela (dikush). E mban timonin drejt (dikush) sillet mirë e vepron me drejtësi; drejton pa hile e pa hatëre; ka hyrë në rrugë të drejtë (të mbarë). Rri drejt mbaj qëndrim të mirë, nuk bëj hile a poshtërsi, sillem si duhet; them vetëm të vërtetën. Të rrimë *shtrembër e të flasim drejt! S’i shkoi plumbi drejt (dikujt) nuk arriti gjë, nuk pati sukses, i vajti kot mundimi, dështoi; nuk i doli diçka ashtu siç e mendonte a e dëshironte; nuk iu plotësuan shpresat; i vajti (i doli) huq. I shkon *tymi drejt (dikujt). Me *shpatullat drejt.
DREJT parafj. Së bashku me një emër a me një përemër në rasën rrjedhore tregon drejtimin e lëvizjes së dikujt, cakun a vendin për ku shkon dikush a diçka, me kuptimin “nga”, “për te”, “për në” ose atë që synon të arrijë dikush. Fluturoi drejt Veriut. U nisën drejt kodrës (drejt Fierit). Mori rrugën drejt shtëpisë. Shkoi drejt dërrasës së zezë. Ktheu vështrimin drejt tij. Drejt synimit përfundimtar. Drejt familjes së përbashkët evropiane. Njeriu ka vetinë të synojë drejt së resë. (fj. u.).
DREJTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Gjyqtar popullor; urtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÉJTAS ndajf. 1. Në drejtim të dikujt a të diçkaje, drejt; kund. zhdrejtas. Aty drejtas.2. fig. Në marrëdhënie të mira me dikë, me mirëkuptim e dashuri. E shpien (e çojnë, shkojnë…
Shfaq përkufizimin e plotë →DREJTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur drejtoj; vënia drejt e diçkaje të shtrembër, të lakuar, të përkulur a të kërrusur; rregullim i diçkaje të shtrembëruar. Drejtimi i trupit (…
Shfaq përkufizimin e plotë →DREJT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të drejtë diçka që ka qenë e shtrembër, e lakuar a e përkulur, e kërrusur, e pjerrët a me dredha; e bëj të sheshtë; kund. shtrembëroj, përku…
Shfaq përkufizimin e plotë →DREJTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Nëpunës i emëruar ose i zgjedhur, që ka për detyrë të organizojë e të drejtojë punën e një sipërmarrjeje a të një institucioni të veçantë; ai që drejton n…
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÉJTË (i, e) mb. 1. Që është pa lakime, pa dredha, pa shtrembërime e nga njëri skaj te tjetri pa kthesa, që shkon në një drejtim, që zgjatet drejt; që nuk pritet me një tjetër; ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÉJT/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që vepron drejt, me paanshmëri dhe me ndershmëri; njeri i çiltër e me zemër të pastër. I drejti fiton. Haku i të drejtit. I drejti gjithmonë f…
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÉJT/Ë,~A (e)I f. sh. ~A, ~AT (të) 1. kryes. nj. Normat që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore ndërmjet njerëzve; ligjet, vendimet e urdhëresat e shtetit, që lidhen me jetën shoqër…
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÉJT/Ë,~A (e)II f. sh. ~A, ~AT (të) arb. E djathta, ana e djathtë; dora a këmba e djathtë; krahu i djathtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÉJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Dhi brigjatë; lopë me brirë të kthyer prapa..
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë