Fjalori
DREDHUR

DRÉDHUR,~A (e)I f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Dredha e rrugës, e lumit etj. Rrugë me të dredhura.
2. gjell. Dredhanik.

DREDHUR

DRÉDHUR,~A (e)II f. sh. ~A, ~AT (të) 1. E dridhur1. E dredhur e fortë. I shkoi (i kaloi) një e dredhur.
2. vet. sh. Dridhje. Ka të dredhura. E zunë (i hynë, e kapën) të dredhurat.

DREDHUR

DRÉDHUR,~IT (të) as. DredhjeI..


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: DREDH
DREDH

DREDH vep., DRÓDHA, DRÉDHUR 1. kal. Rrotulloj disa herë dy a më shumë fijebashku për të bërë një fillvetëm më të trashë e më të fortë; përdredh; kund. zhdredh, shpërdredh. Dredh fijet. Dredh telin. Dredh litarin (gjalmin).
2. kal. E bëj fill leshin, pambukun etj. duke e tjerrë; kund. shtjerr. Dredh lesh (pambuk). Dredh me furkë.
3. kal. E kthej dhe e rikthej diçka duke e lëvizur rreth vetes a rreth një boshti; përdredh. Dredh trupin. Dredh hellin. S’dridhen fletët e mullirit, po nuk pati ujë lugu. (fj. u.). Kush e nis vallen, di ta dredhë vetë. (fj. u.).
4. kal. I jap trajtëvalëzuar diçkajedrejtë, e bëj dredha-dredha ose valë-valë; e bëj diçka me majëlakuar duke e rrotulluar me majat e gishtërinjve; përdredh. I ka dredhur flokët. Dredh mustaqet.
5. kal. Rrotulloj diçka rreth gishtit; sjell rrotull nëpër gishtërinj, mbledh a mbështjell si rrotull një copë letër a diçkangjashme me të. Dredh letrën. Dredh një cigare. - Dridhe njëherë! (bised.) bëj një cigare! Dredh zinxhirin. Dredh tespihet.
6. kal. dhe jokal. Ndërroj a kthej rrugënkam nisur, kthehem; nuk mbaj drejtimin e mëparshëm, dredhoj. Drodhi udhën. Drodhi tatëpjetë (majtas, djathtas) kur e pa.
7. fig., bised., keq., kal. E hedh fjalën a bisedën gjetiu, për t'i bërë bisht muhabetit, i shmangem me dredhi përgjigjesdrejtpërdrejtë; i shpëtoj diçkaje me dredhi e me mashtrime; ndryshoj me shkathtësi qëndrimin tim të mëparshëm; duke u përpjekur që të mos e marrin veshtjerët; veproj e sillem sipas rrethanave e si të ma kërkojë puna a interesi, bëj dredha. E drodhi fjalën (bisedën). E drodhi punën. - E drodhi qerratai! - Do ta dredhë që të humbasë gjurmët. - Shiko se e dredh ai!
8. kal. E bëj dikë a diçka që të dridhet disa herë; e bëj që të rrëqethet. E drodhi elektriku (korrenti). E dridhnin ethet e verës.
9. fig., bised., kal. E tundnga themelet diçka, e tund a e lëkund fort, e trondit; bëj që të zërë frika dikë e t'i hyjnë dridhmat. E drodhi ai lajm. E drodhi tërmeti. Hajde toska i vogël, drodhe mal e kodër.
10. kal. E nxjerr zërin duke e lëvizur lehtëlart e më poshtë se toni kryesor, duke e ngritur e duke e ulur pak (kur këndojmë). - Sa bukur e dridhte zërin.
11. kal. Holloj petë. Dredh petë.
E dredh (e lëviz, e luan) *bishtin (dikush) keq. E drodhi (e përdrodhi) *bishtin (dikush) përçm. E dredh (e përdredh) *fjalën (dikush). E dredh në *furkë (dikë). E dredh *gjuhën (dikush). E drodhi *këmbën (i drodhi këmbët) (dikush) përçm. Dredh *leshtë (dikush) keq. Ma drodhi *litarin (dikush). E drodhi (e përdrodhi) *qafën (dikush) përb. Dredh (tund) *shaminë (dikush) keq. Di ta dredhë *shaminë (dikush). Dredh (tund) *zinxhirin (dikush).
Sin.: përdredh, spërdredh, tjerr, shalakat, rrotulloj, vërtit, lakadredh, dridhëroj, rrëqeth, ngjeth, trondit, holloj, tëholl.


Rezultate të ngjashme

DREDHÚES,~E mb. 1. Që është me kthesa a me dredha; që ecën a lëviz duke bërë dredha, dredhor. Rrugë dredhuese. Lumë dredhues.2. fig., keq. Që bëhet me dredhi, që ka dredhi, dredhar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREDHÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. zool. (lat. Prunella modularis) Zog me përmasa të vogla trupore, i ngjashëm me harabelin, me pupla me ngjyrë kafe, me ngjyrë gri ose të përziera, që pë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREDHÚESHËM ndajf. Me dredha, duke dredhuar; me ngurrim. Flet dredhueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREDHÚJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Gjeratore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREDHÚL/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. meteor. Shtjellë.2. muz. Përsëritje e shpejtë e të njëjtit ton ose e dy toneve njëri pas tjetrit, që jep dridhje; mënyrë të kënduari me dridhje të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREDHULÍM,~I m.[DREDHURÍM,~I m.] Veprimi kur dredhuloj; ndryshim a përshtatje e zërit, e dritës etj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►DREDHUL/ÓHET (DREDHUR/ÓHET) jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e DREDHULÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREDHUL/ÓJ (DREDHUR/ÓJ) vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj lëvizje të lehta, të rrumbullakëta, të buta; ndryshoj pak a shumë kahjen, drejtimin, tonin etj.; e bëj më të butë ose më të ëmbël …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREDHULÚAR (i, e) mb. Që është bërë me dredhullim, që ka pësuar një ndryshim të butë, të lehtë ose të lëmuar në formë, në zë, në dritë, në ton etj. Zë i dredhuluar. Dritë e dredhul…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREDHULÚES,~E mb. Që dredhullon, që lëviz, që ndryshon ose që përshtatet në mënyrë të butë, të hollë, të lëmuar ose tërheqëse. Timbër dredhulues. Ritëm dredhulues. Një dritë dredhu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.