Fjalori
DREDHI

DREDHÍ,~AI f. sh. ~, ~ [DREDHÍ,~A f. sh. ~RA, ~RAT] Veprim dinak e tinëzar a trillim për të mashtruar dikë, për t’i bërë bisht diçkaje ose për t’ia arritur një qëllimi; dinakëri, dhelpëri. Dredhi e hollë. Dredhitë diplomatike. Punon (vepron, flet, pyet, përgjigjet) me (pa) dredhi. Bëri (kurdisi) një dredhi. S’i shkojnë dredhitë. Ku hyri dredhia, u zhduk miqësia. (fj. u.).
Sin.: dhelpëri, finokëri, djallëzi, tinëzi, rreng, pabesi, kurth.

DREDHI

DREDHÍ,~AII f. sh. ~, ~ Shakullimë, ciklon; dredhë. I zuri në mal një dredhi e paparë.

DREDHI

DREDHÍ,~AIII f. sh. ~, ~ Shkop i gjatë, që përdoret për të shkundur ullinjtë, arrat etj.; shtagë; purtekë.


Rezultate të ngjashme

DREDHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dredhoj; shmangie a largim nga një drejtim. Dredhimi nga rruga.2. Dredha e një rruge, e një lumi etj.; vendi ku dredhon rruga, lumi etj., b…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREDHÍSHT ndajf. Duke përdorur dredhi, me dredhi; dinakërisht. Ia mori dredhisht.Sin.: dhelpërisht, djallëzisht, tinëzisht, pabesisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.