Fjalori
DREDHË

DRÉDHË mb., bised. Shumë i dobët e i hequr; që e ka qafën me një dell. Është bërë dredhë.

DREDHË
DREDHË

DRÉDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kthesë harkore e një rruge, e një lumi etj., lak rruge, bërryl; kthesë e tillëbën dikush a diçka kur ecën ose kur lëviz; gjarpërim. Dredhat e rrugës (e lumit, e kanalit). Dredhat e tymit. Udhë gjithë dredha. Gjarpri ecën me dredha. Vraponte me dredha.

2. Send që ka trajtën e një laku a të një harku; diçka e dredhur a e përdredhur; bërryl a kthesë spiraleje, vjaske etj. Dredhat e flokëve. Dredha e ballit tufë flokëshpërdredhurbien mbi ballë. Dredhat e sustës (e vjaskës...). Dredhat e hardhisë. Flokë me dredha. Zbukurim me dredha. Fjongo (kordele) me dredha. I bëri një dredhë telit.

3. Rrip i hollë prej lëkurësbagëtive, që përdoret për të qepur opingat ose diçka tjetërlëkurtë; gjalmë opingash, retër. Pret (nxjerr) një dredhë. Lag (njom) dredhat. Qep me dredha.

4. Tufë e vogël rripash lëkure, të thurur si gërshet ose të përdredhurbashku, që i vihen kamxhikut në majë; kamxhik. I ra (e rrahu) me dredhë.

5. Teli i harkut, me të cilin rrihet ose shprishet leshi.

6. Purtekë e gjatë dhe e dredhur në mes, që përdoret për të shirë drithin duke e rrahur; thupër e njomë dhe e dredhur, që përdoret për punëndryshme. I rrihnin (i shinin) të lashtat me dredhë. Bëri një dredhë për kularin. I lidhi drutë me një dredhë.

7. Shakullinë; vorbull uji. Dredhë e fortë. Dredhë bore (pluhuri, tymi). Ngrihet si dredhë. E rrëmbeu dredha.

8. fig. Dredhi. Bën dredha. Sajonte dredha. Mos i bëj dredhë fjalës. (fj. u.).

9. bot. Dredhe.

10. bised. Rrudhë. Iu mbush balli me dredha.

Bën dredha (dikush) është hileqar, nuk e mban fjalën, nuk është i qëndrueshëm, luan sa andej këtej; luan nga e vërteta; bën bisht; bën lodra; bën laradashë. I bën dredha (dikujt a diçkaje) përpiqet t’i shpëtojë a t’i largohet dikujt që nuk e do, i shmanget që të mos e takojë a të mos i dalë ballas; u shmanget vështirësive, punës, detyrës, përgjegjësisë etj.; i ruhet çdo rreziku, i dredhon diçkajekeqe; i bën bisht. I bën dredhë fjalës (dikush) nuk i qëndron fjalësdhënë, sillet e flet si t’ia dojë puna; nuk e mban fjalën, nuk është i qëndrueshëm e i besës, e dredh; e ha fjalën. I bën dredha plumbit (dikush) i ruhet një rrezikumadh, i shmanget diçkaje shumërëndë; di ta ruajë veten nga rreziqet, është i shkathët e i zoti dhe nuk e gjen dot një e keqe e madhe. Dredha e djallit keq. njeri shumë i djallëzuar; djalli vetë. I hoqi (i dha) një dredhë (dikujt) e rrahu shumë me kamxhik; i dha një të rrahur; e qortoi a e kritikoi rëndë; i dha (i hoqi) një dru (të mirë). E rrëmbeu dredha (dikë) ka rënë keq si në një vorbull dhe nuk po i shkojnë punët ashtu si do vetë; ra në rrethanapapërballueshme; s’e ka në dorë veten.

Sin.: bërryl, lakadredhë, dredhim, dredhje, lak, lakore, lakim, gjarpërim, kaladredhë, tërthore, dredhëse, gjalmë, retër, lidhëse, shprishës, kamxhik, kaçurrela, shtjellë, loze, dredhe, urth.

DREDHE

DRÉDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Convolvulus arvensis) Dredhkë. Dredhja e zakonshme. Dredhja e arave. Dredhja e helmët.
2. Emërtim për disa bimë kacavarëse, si dredhla, urthi etj.; dredhkë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: DREDH
DREDH

DREDH vep., DRÓDHA, DRÉDHUR 1. kal. Rrotulloj disa herë dy a më shumë fijebashku për të bërë një fillvetëm më të trashë e më të fortë; përdredh; kund. zhdredh, shpërdredh. Dredh fijet. Dredh telin. Dredh litarin (gjalmin).
2. kal. E bëj fill leshin, pambukun etj. duke e tjerrë; kund. shtjerr. Dredh lesh (pambuk). Dredh me furkë.
3. kal. E kthej dhe e rikthej diçka duke e lëvizur rreth vetes a rreth një boshti; përdredh. Dredh trupin. Dredh hellin. S’dridhen fletët e mullirit, po nuk pati ujë lugu. (fj. u.). Kush e nis vallen, di ta dredhë vetë. (fj. u.).
4. kal. I jap trajtëvalëzuar diçkajedrejtë, e bëj dredha-dredha ose valë-valë; e bëj diçka me majëlakuar duke e rrotulluar me majat e gishtërinjve; përdredh. I ka dredhur flokët. Dredh mustaqet.
5. kal. Rrotulloj diçka rreth gishtit; sjell rrotull nëpër gishtërinj, mbledh a mbështjell si rrotull një copë letër a diçkangjashme me të. Dredh letrën. Dredh një cigare. - Dridhe njëherë! (bised.) bëj një cigare! Dredh zinxhirin. Dredh tespihet.
6. kal. dhe jokal. Ndërroj a kthej rrugënkam nisur, kthehem; nuk mbaj drejtimin e mëparshëm, dredhoj. Drodhi udhën. Drodhi tatëpjetë (majtas, djathtas) kur e pa.
7. fig., bised., keq., kal. E hedh fjalën a bisedën gjetiu, për t'i bërë bisht muhabetit, i shmangem me dredhi përgjigjesdrejtpërdrejtë; i shpëtoj diçkaje me dredhi e me mashtrime; ndryshoj me shkathtësi qëndrimin tim të mëparshëm; duke u përpjekur që të mos e marrin veshtjerët; veproj e sillem sipas rrethanave e si të ma kërkojë puna a interesi, bëj dredha. E drodhi fjalën (bisedën). E drodhi punën. - E drodhi qerratai! - Do ta dredhë që të humbasë gjurmët. - Shiko se e dredh ai!
8. kal. E bëj dikë a diçka që të dridhet disa herë; e bëj që të rrëqethet. E drodhi elektriku (korrenti). E dridhnin ethet e verës.
9. fig., bised., kal. E tundnga themelet diçka, e tund a e lëkund fort, e trondit; bëj që të zërë frika dikë e t'i hyjnë dridhmat. E drodhi ai lajm. E drodhi tërmeti. Hajde toska i vogël, drodhe mal e kodër.
10. kal. E nxjerr zërin duke e lëvizur lehtëlart e më poshtë se toni kryesor, duke e ngritur e duke e ulur pak (kur këndojmë). - Sa bukur e dridhte zërin.
11. kal. Holloj petë. Dredh petë.
E dredh (e lëviz, e luan) *bishtin (dikush) keq. E drodhi (e përdrodhi) *bishtin (dikush) përçm. E dredh (e përdredh) *fjalën (dikush). E dredh në *furkë (dikë). E dredh *gjuhën (dikush). E drodhi *këmbën (i drodhi këmbët) (dikush) përçm. Dredh *leshtë (dikush) keq. Ma drodhi *litarin (dikush). E drodhi (e përdrodhi) *qafën (dikush) përb. Dredh (tund) *shaminë (dikush) keq. Di ta dredhë *shaminë (dikush). Dredh (tund) *zinxhirin (dikush).
Sin.: përdredh, spërdredh, tjerr, shalakat, rrotulloj, vërtit, lakadredh, dridhëroj, rrëqeth, ngjeth, trondit, holloj, tëholl.


Rezultate të ngjashme

DRÉDH/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. bot. (lat. Campanula persicaefolia) Bimë barishtore kacavarëse, me gjethe në trajtë zemre, me lule të mëdha e të vetmuara, në trajtë këmbane dhe në…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDHËS,~E mb. 1. tek. Që shërben për të dredhur fillin, telin etj.; rrotullues; që rrotullohet rreth boshtit të vet. Bosht dredhës. Makinë dredhëse.2. bot. Që ngjitet pas një drur…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDHËS,~II m. sh. ~, ~IT 1. Punëtori që punon në makinën e dredhjes së fillit, të telit etj.; ai që merret me dredhjen e fillit. Puna e dredhësit.2. Punëtori që përgatit lidhësat …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDHËS,~III m. sh. ~, ~IT zool. Dre mashkull me brirë të degëzuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Punëtore që punon në makinën e dredhjes së fillit, të telit etj.; ajo që merret me dredhjen e fillit. Puna e dredhëses.2. Punëtore që përgatit lidhë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDHËT (i, e) mb. I dredhur; i përdredhur. Flokë të dredhët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDHËT ndajf. Me të dredhur, me dredhi, me hile, shtrembër. Punon (flet) dredhët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDHËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Fragaria vesca) Luleshtrydhe. Dredhëza e bjeshkës. Dredhëza të pjekura. Reçel dredhëzash. Aty ku kallëzojnë dredhëza shumë, merre kofinin e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDHËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT Zbukurim me dredha në petkat kombëtare, i bërë me tehri. Jelek (tirq) me dredhëza. I zbukurojnë me dredhëz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDHËZ,~AIII f. sh. ~A, ~AT Kthesë e harkuar e një rruge, dredhë, bërryl. I kaluam dy dredhëza rruge.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.