Fjalori
DREDH

DREDH vep., DRÓDHA, DRÉDHUR 1. kal. Rrotulloj disa herë dy a më shumë fijebashku për të bërë një fillvetëm më të trashë e më të fortë; përdredh; kund. zhdredh, shpërdredh. Dredh fijet. Dredh telin. Dredh litarin (gjalmin).
2. kal. E bëj fill leshin, pambukun etj. duke e tjerrë; kund. shtjerr. Dredh lesh (pambuk). Dredh me furkë.
3. kal. E kthej dhe e rikthej diçka duke e lëvizur rreth vetes a rreth një boshti; përdredh. Dredh trupin. Dredh hellin. S’dridhen fletët e mullirit, po nuk pati ujë lugu. (fj. u.). Kush e nis vallen, di ta dredhë vetë. (fj. u.).
4. kal. I jap trajtëvalëzuar diçkajedrejtë, e bëj dredha-dredha ose valë-valë; e bëj diçka me majëlakuar duke e rrotulluar me majat e gishtërinjve; përdredh. I ka dredhur flokët. Dredh mustaqet.
5. kal. Rrotulloj diçka rreth gishtit; sjell rrotull nëpër gishtërinj, mbledh a mbështjell si rrotull një copë letër a diçkangjashme me të. Dredh letrën. Dredh një cigare. - Dridhe njëherë! (bised.) bëj një cigare! Dredh zinxhirin. Dredh tespihet.
6. kal. dhe jokal. Ndërroj a kthej rrugënkam nisur, kthehem; nuk mbaj drejtimin e mëparshëm, dredhoj. Drodhi udhën. Drodhi tatëpjetë (majtas, djathtas) kur e pa.
7. fig., bised., keq., kal. E hedh fjalën a bisedën gjetiu, për t'i bërë bisht muhabetit, i shmangem me dredhi përgjigjesdrejtpërdrejtë; i shpëtoj diçkaje me dredhi e me mashtrime; ndryshoj me shkathtësi qëndrimin tim të mëparshëm; duke u përpjekur që të mos e marrin veshtjerët; veproj e sillem sipas rrethanave e si të ma kërkojë puna a interesi, bëj dredha. E drodhi fjalën (bisedën). E drodhi punën. - E drodhi qerratai! - Do ta dredhë që të humbasë gjurmët. - Shiko se e dredh ai!
8. kal. E bëj dikë a diçka që të dridhet disa herë; e bëj që të rrëqethet. E drodhi elektriku (korrenti). E dridhnin ethet e verës.
9. fig., bised., kal. E tundnga themelet diçka, e tund a e lëkund fort, e trondit; bëj që të zërë frika dikë e t'i hyjnë dridhmat. E drodhi ai lajm. E drodhi tërmeti. Hajde toska i vogël, drodhe mal e kodër.
10. kal. E nxjerr zërin duke e lëvizur lehtëlart e më poshtë se toni kryesor, duke e ngritur e duke e ulur pak (kur këndojmë). - Sa bukur e dridhte zërin.
11. kal. Holloj petë. Dredh petë.
E dredh (e lëviz, e luan) *bishtin (dikush) keq. E drodhi (e përdrodhi) *bishtin (dikush) përçm. E dredh (e përdredh) *fjalën (dikush). E dredh në *furkë (dikë). E dredh *gjuhën (dikush). E drodhi *këmbën (i drodhi këmbët) (dikush) përçm. Dredh *leshtë (dikush) keq. Ma drodhi *litarin (dikush). E drodhi (e përdrodhi) *qafën (dikush) përb. Dredh (tund) *shaminë (dikush) keq. Di ta dredhë *shaminë (dikush). Dredh (tund) *zinxhirin (dikush).
Sin.: përdredh, spërdredh, tjerr, shalakat, rrotulloj, vërtit, lakadredh, dridhëroj, rrëqeth, ngjeth, trondit, holloj, tëholl.


Rezultate të ngjashme

DREDHÁK,~E mb. 1. Dredharak. Rrugë dredhake. Njeri dredhak. Sjellje (përgjigje) dredhake.2. bot. I lakuar dhe i përdredhur disa herë, që është dredha-dredha; që dridhet, i përdredh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREDHÁN,~E mb. 1. Dredharak. Njeri dredhan.2. fig., keq. I paqëndrueshëm, i pamoralshëm, që e dredh, dredharak, që e luan bishtin, Grua dredhane.3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDHC,~I m. sh. ~A, ~AT Vija të harkuara në jelek. Jelek me dredhca.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Convolvulus arvensis) Dredhkë. Dredhja e zakonshme. Dredhja e arave. Dredhja e helmët.2. Emërtim për disa bimë kacavarëse, si dredhla, urth…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREDHÍ,~AI f. sh. ~, ~ TË [DREDHÍ,~A f. sh. ~RA, ~RAT] Veprim dinak e tinëzar a trillim për të mashtruar dikë, për t’i bërë bisht diçkaje ose për t’ia arritur një qëllimi; dinakëri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREDHÍ,~AII f. sh. ~, ~ TË Shakullimë, ciklon; dredhë. I zuri në mal një dredhi e paparë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DREDHÍ,~AIII f. sh. ~, ~ TË Shkop i gjatë, që përdoret për të shkundur ullinjtë, arrat etj.; shtagë; purtekë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDHË mb., bised. Shumë i dobët e i hequr; që e ka qafën me një dell. Është bërë dredhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDHË ndajf., bised. 1. Shtrembër; jo drejt; kund. drejt. Çahet dredhë. Mori dredhë. E la dredhë.2. Tërthorazi, larg e larg, rrotull. Foli (u shpreh) dredhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRÉDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kthesë harkore e një rruge, e një lumi etj., lak rruge, bërryl; kthesë e tillë që bën dikush a diçka kur ecën ose kur lëviz; gjarpërim. Dredhat e rrugë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.