Fjalori
DRAPËR

DRÁP/ËR,~RI m. sh. ~ÍNJ, ~ÍNJTË [DRÁP/ËR,~RI m. sh. ~ËRÍNJ, ~ËRÍNJTË] 1. Vegël bujqësore e dorës, që përbëhet nga një presë si hark, e dhëmbëzuar lehtë, e nga një dorezë prej druri dhepërdoret për të korrurlashtat, barin etj. Drapër gruri (misri, bari). Drapër lejlek drapër me presë më të hapur e me bishtgjatë. Koha e draprit koha e të korrave. Mpreh draprin. Korr me drapër. I vë draprin barit (grurit) e korr, e pres me drapër. Është bërë për drapër është bërë për t'u korrur. Bie (nis, fillon) drapri fillon korrja e të lashtave. I ka këmbët si drapër i ka këmbëtharkuara. I vë draprin (keq) vras shumë veta njëherësh; korr, grij. Nuk futet draprithes. (fj. u.). U poq elbi, duhet drapri. (fj. u.).
2. fig. Diçka e harkuar si presa e draprit. Drapri i hënës hëna e ngrënë si vetull.
I drejtë si drapri iron. 1.(diçka). E shtrembër, në trajtë harku a e lakuar; me dredha, jo e drejtë. 2. (dikush). Që nuk vepron drejt, që të mashtron, i padrejtë, dredharak; gjoja i drejtë; i drejtë si laku iron. Mban draprinthes e majën jashtë (dikush) është njeri i djallëzuar, që kërkonbëjë një të keqe fshehurazi, por nuk fshihet dot.


Rezultate të ngjashme

DRAPËRÁK,~E mb., keq. Që nuk vepron drejt, që të mashtron; i padrejtë, dredharak; sikur ka shejtanin në bark. Njeri drapërak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRAPËRÍM,~I m. Veprimi kur drapëroj (grurin, misrin, barin etj.); korrje. Drapërimi i të lashtave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►DRAPËR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e DRAPËRÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRAPËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Korr a pres diçka me drapër. Drapërojnë grurin (misrin, barin).

Shfaq përkufizimin e plotë →

DRAPËRÚAR (i, e) mb. I korrur me drapër. Arë e drapëruar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.