Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DRAPNÓR,~E mb. I harkuar si drapri. Kmesë drapnore. Si një hënë drapnore.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRAPTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Korrës me drapër.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÁP/ËR,~RI m. sh. ~ÍNJ, ~ÍNJTË [DRÁP/ËR,~RI m. sh. ~ËRÍNJ, ~ËRÍNJTË] 1. Vegël bujqësore e dorës, që përbëhet nga një presë si hark, e dhëmbëzuar lehtë, e nga një dorezë prej druri…
Shfaq përkufizimin e plotë →DRAPËRÁK,~E mb., keq. Që nuk vepron drejt, që të mashtron; i padrejtë, dredharak; sikur ka shejtanin në bark. Njeri drapërak.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRAPËRÍM,~I m. Veprimi kur drapëroj (grurin, misrin, barin etj.); korrje. Drapërimi i të lashtave.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DRAPËR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e DRAPËRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRAPËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Korr a pres diçka me drapër. Drapërojnë grurin (misrin, barin).
Shfaq përkufizimin e plotë →DRAPËRÚAR (i, e) mb. I korrur me drapër. Arë e drapëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë