Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DRANGÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [DRËNGAR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] Rrjetë pa plumba, që vendoset mbi tre kallama dhe përdoret për të kapur dranga.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DRANG/ÓHET (DRANG/ÓSETI) jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR krahin., pës., vet. v. III e DRANGÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRANG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal. Mbyll portën me shul, i vë llozin portës. E drangoi portën (dritaren).
Shfaq përkufizimin e plotë →DRANGOLÉ,~JA f. sh, ~, ~TË bot. Lule me ngjyrë të kuqe e vishnje.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÁNGULL ndajf., bised. 1. Bosh, pa gjë brenda; trokë. E kishit lënë arkën e shtetit drangull.2. Lakuriq, pa asnjë rrobë në trup. Është drangull. Ka mbetur drangull!
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÁNGU/LL,~I m. sh. ~J, ~JT Lloj kurthi për të zënë dhelpra. Ia zuri drangulli qafën.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRÁNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Scardinus erythrophthalmus) Peshk i ujërave të ëmbla, me trup të gjatë e me hala, që peshon deri një gjysmë kilogrami, lloskë. Drangë sykuqe p…
Shfaq përkufizimin e plotë →DRANJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Dranjash.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRANJÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. ( lat. Anas platyrhynchos) Rosak i ri, me trup më të madh se të tjerët.
Shfaq përkufizimin e plotë →DRANJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Anas platyrhynchos) Rosë e egër, më e madhe se bajza.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë