Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: DORËZOJ
DORËZOJ

DORËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia jap dikujtdorë diçka, ia vë përpara për ta marrë, për ta përdorur etj., ia lë në dorë; kthej atje ku duhet një gjë që s’është imja; jap. Dorëzoi letrat (ftesën, gazetën, dokumentet). Gjeti një kuletë me të holla dhe e dorëzoi tek i zoti. Dorëzoi librinbibliotekë. Mos e dorëzo dyfekun nga gryka. (fj. u.).
2. Ia jap një tjetri dikëdorëzim; e lë dikë a diçka nën zotërimin ose në mëshirën e një tjetri; ia lë në dorë a ia besoj dikujt një punë që ta vazhdojë e të përgjigjet për të. Ia dorëzoi fëmijëtvëllait. I dorëzuanplagosuritspital. Ia dorëzoi klasën një mësueseje me përvojë. Ia dorëzoi detyrën drejtorit të ri. Ia dorëzuan punën ndërresës së dytë. Nuk i dorëzoi shokët. Nuk ia dorëzoi armikut. E dorëzojnëmagazinë.
3. Përfundoj një punë dhe ia jap dikujt tjetër për ta vijuar, për ta gjykuar, për ta përpunuar etj.; arrijkryej, bëj, përfundoj një detyrë. Dorëzuan një ndërtesë të re. Dorëzoi një punim (një vepër) për botim. E dorëzuankohë (në afat, para kohe).
4. I jap dikujt një diplomë, një vlerësim, një çmim, një medalje etj. I dorëzoi çmimin (certifikatën e mirënjohjes). U dorëzoi diplomat (medaljet, urdhrat).
5. fet. Shuguroj. E dorëzoi prift.
Sin.: jap, thyej, mposht, bie, lë, besoj, lëshoj, nënshtroj, përul, tërheq, shkreh, shuguroj.
I dorëzoi (i dha, i hodhi, i lëshoi) armët (dikush). Dorëzoi *çelësat (dikush). Ia dorëzoj (ia lë) *stafetën (dikujt) libr.


Rezultate të ngjashme

DORËZÚES,~E mb. 1. Që dorëzon diçka, që bën dorëzimin e diçkaje. Pala dorëzuese.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Dorëzuesit e drithit. Dorëzuesi i mallit. Dorëzuesit e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.