Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DORËSHTRËNGÚAR mb. 1. Që kursen shumë, që s'e nxjerr lehtë paranë nga dora; që s'të jep asgjë falas; koprrac; dorëmbledhur; kund. dorëlëshuar.
2. Shumë i rreptë në kërkesa, që kërkon nga të tjerët më shumë se ç'duhet; që nuk bën lëshime; kund. dorëlëshuar. Saraf dorështrënguar. Është dorështrënguar (në nota, në vlerësim).
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: dorërrudhur, koprrac, dorec, dorëdredhur, dorëfre, dorëkyçur, dorëmbyllur.
DORËSHKRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. Dorëshkrim. Dorëshkresa e romanit.
Shfaq përkufizimin e plotë →DORËSHKRÉTË mb. 1. Që është i pafat, i mjerë, dorëngratë; kund. dorëmbarë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →DORËSHKRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Tekst i shkruar me dorë ose i daktilografuar; teksti origjinal i një vepre, i shkruar me dorë a i daktilografuar, sipas të cilit bëhet radhitja dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →DORËSHKRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka shkruar diçka me dorë, autori i një dorëshkrimi. Dorëshkruesi i këtij dokumenti.
Shfaq përkufizimin e plotë →DORËSHPÁTË mb. 1. Që është i zoti për çdo punë; që i zë dora gjithçka; dorëshpejtë; kund. dorëngathët.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →DORËSHPÉJTË mb. 1. Duarshkathët; kund. dorëngathët.2. euf. Vjedhës, hajdut.3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →DORËSHPÚAR mb. 1. Dorëlëshuar1; kund. dorështrënguar, dorërrudhur, dorëmbledhur.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →DORËSHTRÍRË ndajf. 1. Duke lypur. Rronte dorështrirë.2. Me përulje, me përgjërim, me dorë në zemër, me lepe e peqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →DORËSHTÝR/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shtyn dikë të vrasë një njeri. Dorështyri është njësoj me vrasësin. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →DORËSHTÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që shtyn dikë të vrasë një njeri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë