Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DONATÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. etnogr. I bëj a i përgatit pajën; pajoj. E donatisi të bijën me plaçkë të madhe.
2. Stolis, ormis. Doli hëna mbi hënë, / Nis e ëma të bijën, / Ç’e nisi, ç’e donatisi, / Me ca fjalë ç’e qesëndisi. (folk.). Bukuria nuk është në fis, lum kush di ta donatisë. (fj. u).
✱Sin.: pajoj, zbukuroj, stolis, ormis, hijeshoj.
DONATÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. etnogr. Plaçkat dhe pasuria që çonte nusja në shtëpinë e dhëndrit kur martohej; pajë.2. Zbukurim; donatisje.✱Sin.: pajë, stolisje, ormisje, donatisje.
Shfaq përkufizimin e plotë →DONATÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. etnogr. I bëj a i përgatit pajën; pajoj. E donatisi të bijën me plaçkë të madhe.2. Stolis, ormis. Doli hëna mbi hënë, / Nis e ëma të bijën, / Ç’e nisi…
Shfaq përkufizimin e plotë →DONATÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR etnogr. 1. vetv. Zbukurohem, stolisem; hijeshohem.2. pës. e DONATÍS.
Shfaq përkufizimin e plotë →DONATÍSJ/E,~A f., 1. etnogr. Veprimi kur donatis; përgatitja e pajës, pajim, donati. Po bëhet gati donatisja e nuses.2. Zbukurim; donati. Donatisja e nuses me stoli.✱Sin.: pajim, s…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë