Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DOMOSDÓSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që duhet patjetër, që është shumë i nevojshëm, që nuk mund të bëhet dot pa të; që duhet bërë a që duhet plotësuar patjetër, që nuk mund të lihet mënjanë; i detyrueshëm; i pashmangshëm. Ushqim i domosdoshëm. Shpjegim i domosdoshëm. Kusht i domosdoshëm. Nevojë (kërkesë) e domosdoshme. Në mënyrë të domosdoshme. Është i domosdoshëm.
2. filoz. Që është i lidhur me shkaqe thelbësore e objektive dhe që buron nga vetë natyra e brendshme e sendit a e dukurisë, që ka karakter ligjësor, që nuk është i rastit; që në kushte të caktuara ndodh në mënyrë të pashmangshme, që bëhet kështu dhe kurrsesi ndryshe. Lidhje e domosdoshme. Dukuri e domosdoshme.
DOMOSDÓ ndajf. 1. Patjetër, doemos. Do ta bëjë (do të vijë, do të shkojë) domosdo.2. Kuptohet vetvetiu, pa dyshim, vetëkuptohet, natyrisht, ta merr mendja. Të rinjtë, domosdo, qenë…
Shfaq përkufizimin e plotë →DOMOSDÓ,~JA f. Domosdoshmëri. Ishte një domosdo historike.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOMOSDOSHMËRÍ,~A f. 1. libr. Të qenët i domosdoshëm; nevojë a kërkesë që duhet plotësuar patjetër. Domosdoshmëria e mësimit (e studimit). Domosdoshmëria e bashkimit (e bashkëpunimi…
Shfaq përkufizimin e plotë →DOMOSDOSHMËRÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë të domosdoshme; patjetër, domosdo. Lidhet domosdoshmërisht. Nuk tregojnë domosdoshmërisht. Duhet të ishin domosdoshmërisht të pranishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOMOSDÓSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që duhet patjetër, që është shumë i nevojshëm, që nuk mund të bëhet dot pa të; që duhet bërë a që duhet plotësuar patjetër, që nuk mund të lihet më…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë