Fjalori


Rezultate të ngjashme

DOMOSDOSHMËRÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë të domosdoshme; patjetër, domosdo. Lidhet domosdoshmërisht. Nuk tregojnë domosdoshmërisht. Duhet të ishin domosdoshmërisht të pranishëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DOMOSDÓ ndajf. 1. Patjetër, doemos. Do ta bëjë (do të vijë, do të shkojë) domosdo.2. Kuptohet vetvetiu, pa dyshim, vetëkuptohet, natyrisht, ta merr mendja. Të rinjtë, domosdo, qenë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DOMOSDÓ,~JA f. Domosdoshmëri. Ishte një domosdo historike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DOMOSDÓSHM/E,~JA (e) f. sh. ~E, ~ET (të) libr. Diçka që duhet patjetër, diçka që është shumë e nevojshme. Dallon gjënë e rastit nga e domosdoshmja. Përmendi (theksoi) vetëm të domo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DOMOSDÓSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që duhet patjetër, që është shumë i nevojshëm, që nuk mund të bëhet dot pa të; që duhet bërë a që duhet plotësuar patjetër, që nuk mund të lihet më…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.