Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DOKUMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shkresë zyrtare që shërben për të dëshmuar a për të vërtetuar diçka; akt i shkruar që përmban të gjitha ato që janë thënë dhe janë vendosur në një mbledhje, në një gjyq etj.; shënim i mbajtur sipas rregullave të caktuara shtetërore ose organizative. Dokument zyrtar (shtetëror). Dokument i rëndësishëm (sekret). Dokumente të rreme. Dokumentet e mbledhjes. Paraqit (jep, merr, harton, kontrollon) dokumentet.
2. Diçka e shkruar (akt i shkruar, fjalim, vepër, letër etj.) ose e vizatuar që ka vlerë si dëshmi historike. Dokumente arkivore. Dokumente historike.
3. Librezë a fletë e posaçme, për të vërtetuar se cili je ose anëtarësinë në një organizatë etj. I pajisur me dokument anëtarësie.
DOKUMENTACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Tërësia e dokumenteve të hartuara a të mbledhura për një qëllim të caktuar. Dokumentacioni fillestar (bazë, i rregullt). Dokumentacion teknik …
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKUMENTÁR,~E mb., libr. 1. Që vlen si dokument, që ka karakterin e një dokumenti; që mbështetet në dokumente a që vërtetohet me dokumente; që u përket dokumenteve, i dokumenteve. …
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKUMENTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kinem. Film që paraqet ngjarje e fakte të vërteta nga jeta e nga veprimtaria e përditshme. Dokumentar shkencor (i ri). Dokumentarë të ish-Kinostudios.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKUMENTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dokumentoj diçka; dëshmimi, vërtetimi a mbështetja e diçkaje me dokumente. Dokumentimi historik. Dokumentimi gjeologjik (gjeol.). Dokume…
Shfaq përkufizimin e plotë →►DOKUMENT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e DOKUMENTÓJ. Janë dokumentuar të gjitha. Kjo s'mund të dokumentohet. Dokumentohet qartë (mirë, plotësisht).
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKUMENT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Dëshmoj, vërtetoj a mbështet diçka me dokumente. I dokumentoi të gjitha.2. Pasqyroj të dhënat e duhura në një akt që mbahet si dokument; regjis…
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKUMENTÚAR (i, e) mb. Që mbështetet e vërtetohet me dokumente të shkruara; që është i vërtetë; kund. i padokumentuar. Ngjarje e dokumentuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKUMENTÚES,~E mb. 1. Që dëshmon a që vërteton diçka me dokumente; që është dokument ose që shërben si dokument. Material (hulumtim) dokumentues. Me rëndësi (vlerë) dokumentuese.2.…
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKUMENTÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. Që mund të dëshmohet a të vërtetohet me dokumente; kund. i padokumentueshëm. Është plotësisht e dokumentueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë