Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DOKTRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. Teori shkencore a filozofike; tërësia e parimeve teorike të një shkence a të një dege të saj. Doktrinë materialiste. Doktrinë idealiste. Doktrinat filozofike (politike).
DOKTRINÁR,~E mb., libr. 1. Që pranon a që ndjek verbërisht e që mbron me kokëfortësi një doktrinë. Qëndrim doktrinar. Çështje doktrinare. Parime morale e doktrinare. Kundërshtarë d…
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKTRINARÍZ/ËM,~MI m., libr. Pranimi i një doktrine e ndjekja e saj në mënyrë të verbër, mbrojtja e saj me këmbëngulje e me kokëfortësi edhe kur është e gabuar; të qenët doktrinar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKTRINÓR,~E mb., libr. Doktrinar. Mision doktrinor. Aspekte doktrinore. Polemika të panevojshme doktrinore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë