Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DOKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mjek. Doktor i zemrës (i syve, i veshëve). Doktori i kafshëve (bised.) veteriner. U bë doktor. U vizitua te doktori. Njeriu i bëhet vetë doktor trupit. …
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKTORÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kandidat për gradën e doktorit të shkencave. Propozoi temën e doktorantit. Udhëheq doktorantë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKTORÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Kandidate për gradën e doktorit të shkencave. Aktualisht është doktorante.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKTORATÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Doktoratë. Punim për doktoraturë. Studimet e doktoraturës. Ka mbrojtur doktoraturën në këtë fushë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKTORÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grada e doktorit të shkencave. Mbrojti (mori) doktoratën.2. bised. Disertacioni që mbrohet për të marrë këtë gradë. Teza e tij e doktoratës. Punimi …
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKTORÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mjeke. Një doktoreshë e zonja. Doktoresha e lagjes. E vizitoi doktoresha. Folëm me doktoreshën.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKTORÍM,~I m. Mbrojtja e disertacionit për të fituar gradën “doktor”. Pas doktorimit. Doktorimi i brezave të rinj të studiuesve. Ishte i njohur doktorimi i tij në Vjenë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DOKTOR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Mbroj doktoraturën; marr gradën e doktorit të shkencave. Shumë shpejt ajo doktorohet. Shkon në Romë, ku studion sërish dhe doktorohet. Ësh…
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKTORÚAR (i, e) mb. Që ka kryer studimet e doktoratës dhe ka fituar gradën shkencore “doktor”. Profesor i doktoruar në shkencat teknike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë