Fjalori
DOKËRR

DOK/ËRR,~RRAI f. sh. ~RRA, ~RRAT 1. Kockë e madhe e krahëve a e këmbëve me një pjesëdalë te kyçet; copë kocke si grusht. Dokrra e dorës (e këmbës). E goditi (i ra) në dokërr. Kishin mbetur ca dokrrakusi.
2. anat. Fikthi.
3. Diçka e fortë, sa një grusht, e rrumbullakosur ose me nyja. Dokrra rrënjësh. Dokrra buke. Dokrra dheu.
4. Koçan misri a një copë druri e rrumbullakosur me të cilën luajnë doçen; loja e doçes, dokë. I binte dokrrës. Ndiqte dokrrën. Luanin dokërr.
5. vet. sh., bised. Fjalë boshe, fjalëkota, gjepura, pallavra. Dokrra bajate. Flet (thotë) dokrra. - Ç’janë këto dokrra!? - Lëri dokrrat! Kur dëgjon dokrra, mbyll veshët; kur sheh njerëz lakuriq mbyll, sytë. (fj. u.). Burri me dokrra e mali me fjalë, s’tunden. (fj. u.).
dolën sytë dokërr. 1. Më kërcyen sytë përjashta, zgurdullova sytë (nga zori, nga frika, nga habia etj.). 2. U tmerrova jashtë mase. Dokrra në hi fjalëkota, edhe vetë ai që flet nuk di se ç’thotë, gjepura. Çan dokrra (dërrasa, kopalla) flas kot; them gjepura; merrem me punë boshe.

DOKËRR

DOK/ËRR,~RRAII f. sh. ~RRA, ~RRAT zool. (lat. Formica) Milingonë.

DOKËRR

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.