Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DOKËNDÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. vet. v. III Të bie rëndë, të prish e të bën keq për shëndetin; dëmton, prish. E dokëndisën fasulet. E dokëndisi rakia. E ka dokëndisur ngrica rrushin.
2. fig. E fyej dikë, e prek në sedër; e ngacmoj, i bie në qafë; e lëndoj, e prek thellë në zemër. E dokëndisi me fjalë. E dokëndisi rëndë. E dokëndisi sëmundja e djalit. E dokëndisën lotët e vajzës.
DOKËNDÍ,~A f., krahin. Dokëndisje.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKËNDÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. vet. v. III Të bie rëndë, të prish e të bën keq për shëndetin; dëmton, prish. E dokëndisën fasulet. E dokëndisi rakia. E ka dokëndisur ngrica…
Shfaq përkufizimin e plotë →►DOKËNDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Rëndohem nga ushqimi i tepërt a nga diçka tjetër dhe ndihem keq.2. fig., vetv. Fyhem, prekem në sedër; lëndohem, prekem thellë në z…
Shfaq përkufizimin e plotë →DOKËNDÍSJ/E,~A f., bised. 1. Gjendja kur dokëndis dikë a kur dokëndisem nga dikush a nga diçka (zakonisht ushqimi, pija etj.). -Kam një si dokëndisje në stomak.2. fig. Fyerje, prek…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë