Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DOGMATIZÍM,~I m. Veprimi kur dogmatizoj dikë a diçka; prirja e një personi a e një grupi, që është i lidhur ngushtësisht me konceptin e dogmës, si një bindje e padiskutueshme në një sistem të caktuar të besimit, të filozofisë, të ideologjisë etj. Dogmatizimi i ideve të reja. Nga dogmatizimi i tepruar. Nuk duhet ta kuptojmë si dogmatizim. Zbulon dogmatizimin.
DOGMATÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me dogmën, që shndërrohet në dogmë; që mbështetet në një dogmë të caktuar. Tezë (pikëpamje) dogmatike. Parim dogmatik. Zgjidhje dogmatike. Në mënyr…
Shfaq përkufizimin e plotë →DOGMATÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që mendon e vepron sipas një dogme të caktuar, ai që bie në dogmatizëm. Lëre këtë dogmatik të flasë! Kontradikta në mes të dogmatikëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOGMATÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mendon e vepron sipas një dogme të caktuara; ajo që bie në dogmatizëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOGMATÍK/Ë,~A f. Qëndrime ose besime që pranohen pa debat dhe pa kërkuar prova ose argumente të mëtejshme. Mund të konsiderohet si dogmatikë. Sipas dogmatikës së rrymës përkatëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOGMATÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Dogmatik. Nuk e gëzoi aprovimin e dogmatistëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOGMATÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dogmatike.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DOGMATIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e DOGMATIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOGMATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Pranoj ose mbaj me ngulm një bindje si të pakontestueshme, pa e diskutuar ose sfiduar; mbaj një qëndrim të patolerueshëm ndaj mendimeve të tjera. …
Shfaq përkufizimin e plotë →DOGMATÍZ/ËM,~MI m. Qëndrim ose mendësi e ngurtë që pranon besime, ide ose doktrina si të vërteta absolute, pa diskutim ose kritikë. Ra në dogmatizëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë