Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DOBÍ,~A f. sh. ~, ~TË Përfitimi që vjen nga një punë, nga një veprimtari etj.; e mira që ka dikush nga një punë, nga një veprim etj.; fryt; kund. dëm. Dobia e përgjithshme. Dobi e madhe. Dobia e sportit. Dobia e vitaminave. Me (pa) dobi. Në dobi (të dikujt a të diçkaje) në të mirë të dikujt a të diçkaje. S’bën dobi. – Ç’dobi sjell kjo? S’ka asnjë dobi. Puno në rini, se në pleqëri s’të bën dobi. (fj. u.). Dobia e virtytit është aq e dukshme, sa edhe njerëzit e ligj e respektojnë për hir të fitimit. (fj. u.).
✱Sin.: përfitim, e mirë, mirësi, fryt, fitim.
DOBIDHËNËS,~E mb. Dobiprurës; kund. dëmprurës. Projekt dobidhënës. Rezultate dobidhënëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOBIDÓK,~E mb. Që është i shkurtër nga trupi e i dobët nga shëndeti. Burrë (djalë) dobidok. Grua dobidoke.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOBIDÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Burrë a djalë i shkurtër nga trupi e i dobët nga shëndeti. Nuk e priste që ai dobidok të kishte aq guxim.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOBIDÓK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Grua a vajzë e shkurtër nga trupi dhe e dobët nga shëndeti. Nuk e di ku e gjente fuqinë ajo dobidoke.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOBIPRÚRËS,~E mb. Që sjell dobi, i dobishëm; kund. dëmprurës. Ndikim dobiprurës.Punë (vepër) dobiprurëse. Masa dobiprurëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOBÍSHM/E,~JA (e) f. Diçka që të sjell dobi, diçka që të hyn në punë a që është e nevojshme; diçka që mund të shfrytëzohet për të mirë; e mira. E bukura dhe e dobishmja.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOBÍSH/ËM (i),~ME (e) mb. 1. Që i sjell dobi dikujt a diçkaje; kund. i dëmshëm. Ushqime të dobishme. Kafshë (bimë) të dobishme. Veprim i dobishëm.2. I nevojshëm, që hyn në punë për…
Shfaq përkufizimin e plotë →DOBÍÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. vjet. Fëmijë i lindur jashtë martese, kopil.2. fig. Njeri i zgjuar, i gjallë, i shkathët etj. - Ç'je një dobiç ti!3. keq., shar. Njeri i prapë e d…
Shfaq përkufizimin e plotë →DOBÍÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Fëmijë e lindur jashtë martese; kopile.2. fig. Grua a vajzë e zgjuar, e gjallë, e shkathët etj.3. keq., shar. Femër e prapë e dredharake, mashtruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →DOBÍÇLLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. Përpjekje për t’i bërë bisht punës, fjalës etj.; dredhi. Ia punoi me dobiçllëk.✱Sin.: dredhë, hile, bishtnim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë